Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koronavirusi kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera

Nga Artur Zheji

Është pothuajse e padyshimtë, që ky Rama, do të na plaket përpara syve, gjithmonë në pushtet dhe gjithmonë me shumë pushtet, rrethuar me ca ministra hyzmeqarë, grabitqarë, servilë dhe pa nivel, por të dobishëm për pushtetmbajtjen e tij, gjithmonë e më absolut.
Koronavirusi, në të vërtetë, nxori bojën dhe pisllëkun e thellë, një pjese të madhe të klasës politike botërore, ku sharlatanë dhe klounë me aftësi mizerabël, rrinë mbi ujin e shoqërisë njerëzore, duke e komanduar, ashtu si notojnë kakërdhitë, sepse janë më të lehta dhe krejt boshe…

Dhe “bomba” e këtij virusi, ndau si me thikë dhe prerazi vendet serioze nga vendet karagjozë. Shtetet dhe kombet me një klasë politike jo teatrale, e kanë seriozisht situatën e popujve të tyre nën kontroll dhe në krye të kësaj liste qëndron Koreja, Japonia dhe Gjermania…

Por gjithsesi, është shpejt të bëjmë një analizë fundore dhe shteruese të këtij algoritmi të ngatërruar të Pandemisë Globale, e cila është njëkohësisht, aq sa reale, aq edhe surreale.
Pa kuptuar në vitin 2020, kemi hyrë me të vërtetë, në mijëvjeçarin e ri, ku, me ose pa dashje po themelohen, në padijeninë tonë të plotë, kode të reja dhe rregulla mirëfilli të ndryshme, të një Qytetërimi të Ri.

Në Shqipërinë e ambasadorëve, që bëjnë si guvernatorë, në Shqipërinë që rendi idiotësisht pas retorikës së Peshqve të mëdhenj, të pseudo reformës në drejtësi, “Korona Time”, është dhe “Gold Time”, e trafikantëve të të gjitha llojeve dhe të të gjitha mallrave.

Drejtësia e pritshme është krejt e bllokuar dhe Rregjimi i Kryeministrit, nëse dje, edhe diskutohej, sot ka dalë krejtësisht nga Ditari i Debatit dhe është pra sot, 100 herë më shumë se dje, një Rregjim fuqiplotë, me një popull të varfër dhe të trembur për vdekje dhe me një agoni ekonomike që do të trokasë e frikshme…

Me një Opozitë në karantinë, sot të justifikueshme dhe me “popullin” e bythëmëdhenjve të pasanikëve, që kanë dhjamë për të tretur në izolimin e gjatë, në shtëpitë e tyre të dyta, të treta apo të katërta…

Në një periudhë të tillë, të luftës së përditshme, reale apo imagjinare, porse të perceptuar dhe të ndjerë në 100% të ankthit egzistencial, Pushteti, në Shqipëri dhe jo vetëm, bëhet gjithmonë e më Bardh e Zi, gjithmonë e më shtypës dhe errësirë të plotë.

Ku, nga njëra anë kemi, një Grup politiko-pasunar që shtyp dhe jep spektakël dhe një turmë e madhe, gjithmonë e më e madhe dhe pa identitet, që “gëzon” e nënshtruar, atë jetë të pacilësishme dhe thjesht biologjike, që i mbetet për të rrojtur.

Po sa para bën sot kjo analizë?! Bota dhe Shqipëria, kanë nevojë për veprim, inteligjencë, dashuri njerëzore dhe zgjidhje.
Për zgjidhje sa më të padhimbshme. Porse mjerisht mendoj, se Dhimbja në Shqipëri, sapo ka filluar, ndonëse jemi mësuar masivisht me mjerimin dhe jetën e keqe…
Në këtë kornizë, nuk do të habitesha, nëse ky Koronavirus, do ta kurorëzonte këtë kryeministër edhe për “X” mandate, sepse pritet të jetojmë në një Errësirë të Re, me kërkesa mendore, shpirtërore minimaliste.

Me trurin dhe zemrën, që na dallon nga kafsha, gjithmonë e më jashtë loje.
Do mendojmë sot, nesër e pasnesër, me mushkëri dhe me plënc, sepse Koronavirusi, na duall, aleati më i mirë i Diktatorëve.
Mjerisht edhe në shumë vende të Botës së sotme…/360grade.al

Tags: artur zhejiedi ramakoronavirus

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me mbrojtësen metalike, ndërron jetë 29-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me mbrojtësen metalike, ndërron jetë 29-vjeçari

“Nga java e ardhshme, me pikatore”, Rama jep lajmin e mirë

“Nga java e ardhshme, me pikatore”, Rama jep lajmin e mirë

Kthimi i shqiptarëve në atdhe/Rama tregon kur edhe si do ndodhë

“Mjekët do marrin bonus”/ Rama sqaron sërish se kush përfiton ‘pagën e luftës’

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?
Ekonomi

Kursi i këmbimit sot – çfarë ndodh me valutën kryesore dhe të tjera?

by mirseda
08:11 | 09/07/2025
0

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do...

Rënie të ndjeshme të temperaturave/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Rënie të ndjeshme të temperaturave/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

08:08 | 09/07/2025
Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com