Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është vetëizoluar pasi mjeku me të cilin shtrëngoi dorën një javë më parë ka rezultuar i infektuar me COVID-19.
Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar zëdhënësi Dimitry Peskov.
Ky i fundit është shprehur se presidenti rus do të marrë të gjitha masat e nevojshme.
Raportohet se ai po qëndron aktualisht në rezidencën presidenciale në Novo-Ogaryovo jashtë Moskës, nga ku edhe zhvillon me video-konferencë mbledhjet e kabinetit qeveritar.
Shqetësimet për shëndetin e liderit 67-vjeçar u rritën pasi një ditë më parë, mjeku Denis Protsenko, njëherësh shefi i spitalit kryesor në Rusi për koronavirusin, rezultoi pozitiv.