Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ “Nëse nuk merren masa, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milion”

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA/ “Nëse nuk merren masa, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milion”

Muaji i ardhshëm është vendimtar për reagimin ndaj koronavirusit dhe për të parandaluar një rezultat që do i përngjiste realitetit në Itali, paralajmërojnë epidemiologët.

Është momenti për t’u dhënë një shtysë të fortë të gjitha masave që pengojnë përhapjen epidemisë.

Specialistët e shëndetit publik në ekipin e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, paralajmëruan amerikanët të martën të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim social dhe për izolim në shtëpi për 30 ditët e ardhshme, në mënyrë që të shmanget një rritje e mprehtë e rasteve me koronavirus.

Dr. Deborah Birx, koordinatore e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit, tha se përgjigja ndaj problemit mbetet në duart e komunitetit:

“Përvoja e shtetit të Uashingtonit, ku epidemia u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara tregon një rritje të ulët të numrit të të infektuarve pasi autoritetet atje reaguan me masat e duhura,” tha Dr. Birx duke nxitur amerikanët të durojnë masat e forta të izolimit dhe të ndalimit të lëvizjes në mënyrë që të mos ketë një rritje si shtetet e Nju Jorkut apo Nju Xhërsit, aktualisht disa nga vatrat më shqetësuese të epidemisë.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe pjesë e ekipit të reagimit kundër koronavirusit, tha se amerikanët duhet të përgatiten për 100 mijë e ndoshta më shumë të vdekur nga sëmundja, por nëse merren masat e duhura, mund të shmanget një numër më i madh viktimash.

“Duhet të jemi të përgatitur për këtë shifër, por kjo nuk është e pashmangshme,” tha Dr. Fauci duke shtuar se duhet marrë çdo masë për ta ulur këtë shifër.

Specialisti i sëmundjeve infektive tha se sipas modeleve kompiuterike, kjo shifër është e ulët, rezultante që bazohet në marrjen e të gjitha masave të kontrollit. Nëse nuk merren masa, tha Dr. Fauci, numri i viktimave mund të shkojë në 1-2 milionë të vdekur.

Dr. Fauci tha se modeli kompiuterik flet për të paktën 100 mijë të vdekur nëse zbatohet çdo masë parandaluese. Por ai shtoi se me të dhëna të reja që vazhdojnë të mblidhen, modeli kompiuterik mund të ndryshojë, shifrat mund të dalin ndryshe.

Por rreziku mbetet i madh, theksoi mjeku epidemiolog.

Dr. Fauci pohoi se masat e distancimit social, izolimit dhe mbylljes së ambjenteve publike kanë dhënë rezultat.

Megjithëse numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të shtohet, ritmet e rritjes janë ulur pak, tha Dr. Fauci. Ky fakt duhet të jetë një shtysë për të vazhduar këto masa: “Tani nuk është koha të shtypim frenat, tani është koha t’i japim gaz, të vazhdojmë me turr këto masa përndryshe problemi do të rikthehet më i rëndë,” tha Dr. Fauci. /Voa

Tags: COVID-19koronavirusSHBAviktima

TË LIDHURA

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin
Bota

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë
Bota

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve
Bota

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Next Post
Koronavirusi prek futbollin, vendimi i fundit nga UEFA për fatin e sezonit aktual

Koronavirusi prek futbollin, vendimi i fundit nga UEFA për fatin e sezonit aktual

Lojtarët e Manchester United në izolim, Solskjær zbulon sekretet e stërvitjes së skuadrës

Lojtarët e Manchester United në izolim, Solskjær zbulon sekretet e stërvitjes së skuadrës

Nga e vërteta e titullit me Tomorin te telefonata e Xhanit, rrëfehet Muça

Nga e vërteta e titullit me Tomorin te telefonata e Xhanit, rrëfehet Muça







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com