Koronavirusi po bën namin edhe në Belgjikë, ku raportohet se brenda orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 1,063 persona.
Sipas mediave vendase, 683 nga personat e infektuar jetojnë në Flanders, 164 jetojnë në Wallonia dhe 198 jetojnë në Bruksel.
Në një konferencë për shtyp, Shëndeti Publik në Belgjikë konfirmoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 82 viktima, duke e çuar në 513 numrin total të vdekjeve.
Deri më tani në Belgjikë janë regjistruar 11,899 raste me koronavirus. Nga këta, 4,524 prej tyre ndodhen të shtruar në spital, ndërsa 927 prej tyre janë në njësinë e kujdesit intensiv.
“Kjo është një rritje prej 536 pacientësh brenda një dite”, tha profesori Steven Van Gucht.
82 viktimat e fundit u shënuan në: Flander (46), Wallonia (22) dhe Bruksel (14). Në 24 orët e fundit,168 persona të rinj janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.