Anembanë bota është në ankth për çfarë po ndodh. Teksa viktimat po shtohen, shumë pikëpyetje janë ende pa përgjigje se deri sa do zgjasë kjo pandemi.
Thirrjet janë të vazhdueshme nga ana e mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk janë dorëzuar përballë këtij virusi vdekjeprurës.
Një ndihmëse infermiere në Britani, ka përlotur ndjekësit e saj me postimin e fundit në lidhje me situatën në spitale prej COVID-19. Me sy të skuqur dhe të ënjtur, ajo i bën thirrje qytetarëve që të vetizolohen. Në të kundërt, ata do të përballen me dhimbjen.
“Shikoj dhimbje në sytë e tyre, dhe kur thonë se janë mirë, ata duken se nuk janë aspak mirë. Është e trishtueshme të shohësh kaq shumë njerëz të sëmurë, është shkatërruese.
Dhe ky është ende vetëm fillimi, kam frikë se gjërat do të përkeqësohen. Do të doja shumë të qëndroja brenda, e të haja ushqim të mirë, por nuk mundem. Njerëz qëndroni në shtëpi, të mos zbatosh rregullat në këtë kohë është papërgjeshmëri e madhe”, shkruan ajo në Facebook.