Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Italia po paguan një çmim shumë të lartë”/Meta: Pandemia, rrezik i përbashkët

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria në gjurmët e Italisë? Meta zbulon skenarin

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar në Evropë, që nga shpërthimi i koronavirusit.

Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ADN Kronos me seli në Bruksel, Meta tha se në të kaluarën Evropa ka kaluar periudha shumë më të vështira sesa kjo aktuale, përfshirë dy Luftëra Botërore.

“Unë e kuptoj keqardhjen dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha. Por, më lejoni t’ju them se Evropa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin evropian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë”, tha ai.

Meta ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Italia, si dhe ka komentuar dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për t’iu ardhur në ndihmë.

“Fatkeqësisht Italia po paguan një çmim shumë të lartë. Prandaj, për Shqipërinë të qenit në ndihmë të popullit italian sot nuk është vetëm një gjest ndihme dhe solidariteti, por edhe një mundësi për të shkëmbyer përvojë për mjekët tanë të rinj dhe stafin shëndetësore, për të ndihmuar zonat më të prekura.

Historia e ndihmës reciproke ndërmjet popujve tanë daton shekuj më parë, kur shqiptarët u bënë diga që ndaloi pushtimin otoman, së pari të Italisë dhe më pas të Evropës, periudhë që zgjati për shumë vite e shumë shekuj. Këtë lidhje të fortë e dëshmojnë gjithashtu Komuniteti i vjetër arbëresh në Itali që jetojnë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Campania, Molise, Lazio dhe Abruzzo, por gjithashtu edhe komuniteti i ri i shqiptarëve që mbërriti në Itali pas vitit 1990, një pjesë sot qytetarë italianë, dhe rezidente pikërisht në zonat më të prekura nga pandemia.

Si mund ta harrojmë Italinë dhe ndihmën e saj në të gjitha krizat shqiptare nga viti 1991 deri në 1997, gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999 dhe tërmeti i fundit i 2019. Ne jemi dy vende fqinje dhe dy popuj fqinj. Unë e them shpesh, gjithçka mund të ndryshojë, por gjeografia nuk mundet”, tha Meta.

Tags: evropeilir metakoronavirus

TË LIDHURA

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…
Politikë

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

14:40 | 22/11/2025
Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim
Politikë

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

14:18 | 22/11/2025
Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

11:23 | 22/11/2025
Next Post
Shansi i humbur i Evropës në mbrojtjen nga koronavirusi

Shansi i humbur i Evropës në mbrojtjen nga koronavirusi

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…
Politikë

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

by mirseda
14:40 | 22/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale fjalimin e prokurorit amerikan, Robert H. Xhakson....

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

14:18 | 22/11/2025
Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

11:23 | 22/11/2025
Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com