E hënë, 1 Qershor, 2020
20 C
Tirana

Shansi i humbur i Evropës në mbrojtjen nga koronavirusi

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Hapja e kufirit/ Procedurat e kalimit në Kosovë dhe Mal të Zi

Në një njoftim të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, bëhet me dije se nga sot Shqipëria ka hapur kufirin me Kosovën e Malin e...

Atentati para hotelit në Kurbin, ja kush dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë. Si pasojë e...

Nga Christina zur Nedden

Evropianët po e paguajnë reagimin e vonuar të qeverive evropiane ndaj pandemisë së Coronës me kufizimin e lirisë personale dhe recesion të thellë. Evropa mund të kishte mësuar nga Singapori, kritikon Christina zur Nedde.

Përhapja e virusit Corona e ka kthyer botën përmbys: Vendet demokratike e “të lira” si Austria izolojnë qytetarët e tyre duke menduar madje edhe përgjimin e tyre. Kundrejt kësaj qytetarët në vendet aziatike “autoritare”, si Singapori në javët e shkuara gëzuan më shumë liri se evropianoperëndimorët. Me gjithë lidhjet e ngushta ekonomike e të transportit me Kinën, Singapori ia doli të mbajë të ulët numrin e rasteve të Coronës dhe të mos e prekë shumë jetën publike. Evropa mund të kishte mësuar prej tij.

Sekreti i Singaporit

Me gjithë cenueshmërinë si një nyje globale e shumë populluar, Singapori ka pasur deri të premten 422 raste akute të Coronës dhe 2 raste vdekjeje. Virusi i ri u shfaq aty pak pas festës kineze të Vitit të Ri dhe do të kishte pasoja katastrofale për qytetin-shtet. Por me gjithë rrezikun e dëmtimit të marrëdhënieve ekonomike me partnerin e tretë më të madh tregtar, Singapori vendosin kufizimin e udhëtimit në vend për pasagjerë nga Kina. Madje kundër këshillës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se ndalimet e udhëtimit në këtë moment nuk janë të nevojshme.

Singapori kishte deri në mes të shkurtit më shumë se 80 raste Covid, numrin më të lartë jashtë Kinës. Ky vend veproi shpejt, duke izoluar të sëmurët dhe testuar secilin person me simptoma gripi dhe pneumonie. Personat që kishin pasur kontakt u gjetën përmes ndihmës së “contact tracking” dhe u futën në karantinë. Metoda e zhvilluar gjatë epidemisë SARS në vitin 2003 pati sukses. Në bazë të saj regjistroheshin me hollësi të gjitha të dhënat e kontaktit të personave që kishin hyrë në ndërtesa, të infektuarit mund të pyeteshin me saktësi, se ku kishin qëndruar më parë personat e sëmurë me cilin kishin pasur kontakt.

Përmbledhtazi mund të thuhet, se suksesi i Singaporit në mbajtjen nën kontroll të virusit Corona lidhet me katër faktorë: mbylljen e hershme të kufijve, ndjekjen rigoroze të kontaktimit, shumë teste dhe SARS-in si provë e përgjithshme gjenerale. Falë këtyre masave mund të vazhdonte jeta publike normalisht. Restorantet, qendrat tregtare, shkollat, zyrat janë deri më sot të hapura. Hong-Kongu dhe Tajvani me gjithë afërsinë gjeografike me Kinën kanë pak a shumë një sukses të tillë.

I mungon Evropës përvoja e SARS?

Megjithëse tingëllojnë të tmerrshme, këto masa do mund të kishin ndihmuar. Që Europa nuk reagoi shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj pandemisë që po përhapej, kjo ishte pasojë e një arrogance eurocentriste dhe përpjekjeve të pakoordinuara për të mbrojtur firmat lokale. Megjithëse krerët e shteteve dhe qeverive kishin dijeni për virusin që në fund të dhjetorit, ai u injorua për një kohë të gjatë si „një problem aziatik”. Gjithçka që Singapori e bëri ashtu si duhet – mbylljen e hershme të kufijve, teste të zgjeruara dhe ndjekjen e kontakteve për izolim -vendet evropiane e bënë gabim. Le të marrim si shembull Austrinë. Fluturimet nga Kina, Irani dhe Italia u ndaluan vetëm më 9 mars. Frika se do të dëmtohet ekonomia lokale për shkak të ndalimit të udhëtimit bëri që qeveria të merrte vonë masa rigoroze.

Lexo edhe :   COVID-19/ Pasi situata u përkeqësua, Maqedonia e Veriut bën lëvizjen urgjente
Lexo edhe :   Koronavirusi/ Mesazhi i rëndësishëm i Papa Françeskut

Një nga qendrat e shpërthimit të pandemisë në Evropë, Iscgl në Austri kishte nevojë për 8 ditë gjithsej për të reaguar ndaj rasteve të konfirmuara të turistëve me Corona nga Islanda dhe të mbyllte baret, liftet e skive e hotelet. Pastaj me nxitim dhe pa i testuar më parë të gjithë turistët u nisën në shtëpi, duke e shpërndarë virusin në të gjithë Evropën. Kapacitetet e testimit të evropianeve janë të pakta, megjithëse qeveritë kishin jo pak kohë për t’u përgatitur. Madje as personeli mjekësor nuk ka qasje të mjaftueshme në teste, dhe kjo shkakton një tjetër mungesë, atë të mungesës së mjekëve dhe infermierëve, që duhet të futen në karantinë, e të presin me ditë rezultatet e testeve të tyre.

Liria personale bie viktimë

Një ndjekje e kontakteve si në Singapor është e papërfytyrueshme në Evropë. Shansi për të zhvilluar diçka të përafërt nuk u përdor. Në vend të kësaj qeveritë kanë marrë masat më të rrepta për lirinë personale që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vend të identifikojnë kush është i infektuar, dhe të izolojnë këta persona në mënyrë efektive, qytetarët janë futur në një gjysmë izolim të paefektshëm. Sepse ende ka shumë pika kontakti që mundësojnë transmetimin e virusit, e nuk ke mundësi të identifikosh kush është i infektuar. Në të njëjtën kohë liria personale reduktohet në një minimum, ekonomia është paralizuar, operatorët e celularëve i japin të dhënat e lëvizjeve tek autoritetet, ndryshe nga sa u premtua në rregulloren bazë të të dhënave të BE.

E ardhmja

Kjo krizë nuk është vetëm krizë shëndetësore, por edhe e mënyrës se si veprojmë ne me të, që nga reagimi i vonuar deri tek efektet personale. Pritshmëria jonë ndaj krerëve politikë është që ata të sigurojnë si shëndetin ashtu edhe lirinë tonë. Kur kjo krizë të kalojë duhet të analizojmë, se pse shkoi puna kaq larg dhe çfarë mund të mësojmë nga Singapori./DW

Christina zur Nedden është gazetare me profesion të lirë. Në shkurt ajo ka qenë në Singapor, e tani ndodhet në Vjenë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosovë/ Rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Kosova ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se...

“Si mund të heshtë Shahini për abuzimin e 15-vjeçares!”/ Vokshi: 1 Qershori, një ditë e trishtë

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi dënon heshtjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini, lidhur me abuzimin e një 15-vjeçareje nga roja e shkollës. Përmes një...

Skandali/ 5 milionë ryshfet për të marrë licencën e transportit të pasagjerëve

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal korrupsioni, ku një qytetar pagoi plot 5 milionë lekë ryshfet për të marrë një licencë...

VIDEO/ Sherifi në SHBA heq uniformën dhe i bashkohet protestuesve

Sherifi i Qarkut Genese në SHBA, Chris Sëanson ka vendosur të heqë Protest e tij, për t’iu bashkuar protestuesve të cilët vijojnë tubimet e...

Për herë të parë pas 3 muajsh, Spanja nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga Spanja, e cila për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë nuk ka shënuar asnjë viktimë nga...
WhatsApp KONTAKTO TT