Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 6 persona

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 6 persona

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga COVID-19.

Bëhet fjalë për dy burra të moshës 31 dhe 91 vjeç, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, pacienti më i moshuar ishte shtruar në spital para tetë ditëve në gjendje të rëndë sikur edhe 31-vjeçari nga Shkupi, i cili gjatë ditës së shtunë kishte një përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë nuk njoftoi për ndonjë sëmundje paraprake të 31-vjeçarit.

“Fotografia klinike që ai ka treguar dhe mënyra se si është përkeqësuar fotografia klinike është praktikisht forma më e rëndë e përkeqësimit që është përshkruar në literaturë. Me një përkeqësim të rëndë të gjendjes shëndetësore dhe që nga dita e shtunë ishte në aparat të frymëmarrjes. Ai kishte gjakderdhje të brendshme dhe në një farë mënyre shpërbërje të mushkërive të bardha”, sqaroi ministri Filipçe.

Filipçe informoi edhe për 18 raste të reja me koronavirus, me çka numri i të infektuarve ka arritur në 257, nga të cilët shtatë janë të sëmurë rëndë, por asnjë pacient aktualisht nuk është në një aparat të frymëmarrjes.

Ministri Filipçe bëri të ditur hapjen edhe të punkteve të reja për testim nga koronavirusi duke paralajmëruar edhe valë më të madhe të të infektuarve me COVID-19.

“Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë lineare. Ne jemi në luftë me COVID-19. Fatkeqësisht numri i të infektuarve po rritet në botë, por rritet edhe te ne. Do të rritet edhe numri i personave që ndërrojnë jetë. Sot ndërroi jetë edhe një person i moshës së re, që nënkupton se ndaj këtij virusi nuk janë imun as personat e moshës së re”, tha Filipçe duke apeluar për respektimin e masave të qeverisë, në veçanti për ndalimin e lëvizjeve.

Sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjithsej 263 persona nuk e kanë respektuar masën për ndalimin e qarkullit gjatë natës së kaluar, pas çka zyrtarët policorë kanë arrestuar 102 persona, 46 persona kanë marrë vërejtje, derisa për të tjerët janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Publike. /Rel

Tags: humbin jetenkoronavirusMaqedoni e Veriutpersona

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Shahini: Jo vetëm mësim online, por dhe shërbim psiko-social për nxënësit

Shahini: Jo vetëm mësim online, por dhe shërbim psiko-social për nxënësit

Hapet COVID-2/Manastirliu: U realizua kirurgjia e parë e një pacienteje të infektuar

Hapet COVID-2/Manastirliu: U realizua kirurgjia e parë e një pacienteje të infektuar

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e saj

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e saj







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA
Showbizz

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

by mirseda
19:45 | 17/02/2026
0

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, ndërsa këtë të martë pritet një...

Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

Pas operacionit në tru, Dajana Kalo flet për herë të parë me ndjekësit

19:30 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

18:36 | 17/02/2026
18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com