46-vjeçarja italiane, Arianna Busetto është një nga viktimat më të reja të koronavirusit, i cili në pjesën më të madhe të rasteve ka vrarë të rriturit mbi moshën 70-vjeç, me të paktën një sëmundje të mëparshme.
Sipas OglioPoNews, disa ditë më parë Arianna u kishte shkruar miqve të saj në Facebook, se kur të shërohej të gjithë do ta ftonin atë për darkë.
“Kur të shërohem do të më ftoni të gjithë në drekë apo darkë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Arianna e cila sapo kishte mbushur 46 vjeç, kishte studiuar në Venecia dhe më pas kishte punuar në turizëm, dhe në fund ishte transferuar në Lombardi.
“Ne ishim takuar të enjten, kishim thënë që do të takoheshim në darkë kur gjithçka të mbaronte”, tha një koleg i saj për mediat italiane.
Por fatkeqësisht 46-vjeçarja ndërroi jetë pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar në ditët e fundit. Arianna nuk raportohet të ketë pasur ndonjë sëmundje tjetër.