Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi i ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e qeverisë.
Rama theksoi se humbjet në njerëz për shkak të koronavirusit, do jenë prezente.
“Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe broçkullat vazhdojnë. Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë.
Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombave. Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike.
Ngushëllime familjarëve. Kjo mortje që ka sulmuar botën, sulmon më të moshuarit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Prandaj, ju lutem të gjithëve ‘mos luani nga zjarri’. Duhet të ndalim me çdo kusht kërdinë. Do humbasim njerëz, por të mos humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës”, deklaroi Rama.