Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19/ SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19/ SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve

Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo tha të shtunën se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin.

Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë.

Guvernatori tha gjithashtu se 1 milion maska N-95 po dërgohen në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa 500 mijë të tjera në Long Ajlwnd. Ai tha se po bën përpjekje për furnizim me më shumë veshje të posacme kirurgjikale ndërsa kompanitë që prodhojnë veshjeve tashmë po prodhojnë maska.

“Po bëhet cdo gjë që është e mundur”, tha ai, duke shtuar: “po i biem kryq e tërthor botës për të gjetur pajisje mjekësore”.

Nju Jorku numëron 10.400 raste me koronavirus ndërsa 1600 ndodhen në spital.

Rrugët, sheshet e autostradat ishin të shkreta në pjesën më të mëdha të botës të shtunën ndërsa oraret e kufizimeve apo vendimet për izolim të përgjithshëm janë shtuar në shumë vende, përballë një virusi që po përparon me shpejtësi e që po krijon probleme të rënda për sistemet shëndetësore në mbarë globin.

Tre shtete amerikane me një popullsi në total prej 70 milionë kanë marrë vendim të detyrojnë banorët e tyre të qëndrojnë shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kalifornia e nisi të premten pasuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Ilinoisit këtë fundjavë.

Ndërkohë po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë, shtetet e Konektikatit dhe Oregonit.

Bavaria u bë shteti i parë gjerman që u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi, përveçse në rastet kur duhet të shkojnë në punë, të blejnë ushqime, të kryejnë vizita mjekësore apo aktivitet fizik. Policia po raporton gjithnjë e më pak njerëz që shkelin kufizimet krahasuar me ditë më parë.

Kolumbia u bë vendi i fundit i Amerikës së Jugut që njoftoi një vendim për izolim. Sri Lanka ndërkohë mori vendim për të mbyllur të gjitha autostradat në fundjavë.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Afrikë u rrit mbi 1.000 të shtunën, sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të paktën 40 nga 54 vendet e Afrikës kanë njoftuar raste personash të infektuar.

Më shumë se 275,000 raste janë konfirmuar globalisht, përfshirë mbi 11,000 vdekje, sipas të dhënave që raporton universiteti “Johns Hopkins”. Të paktën 88,000 persona rezultojnë të jenë shëruar në rang botëror.

Në Britani, e cila qëndron për nga shifrat pas Italisë, Spanjës dhe Francës për nga përmasat e përhapjes së virusit, sistemi shëndetësor i vendit po pëson probleme të mëdha.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i financuar nga shteti ka rreth 4,000 shtretër për terapi intensive dhe rreth 5,000 pajisje për frymëmarrje artificiale.

Zyrtarët thonë se nevojat do të jenë shumë më të mëdha në javët e ardhshme. Britania u ka kërkuar 65 mijë infermierëve e mjekë në pension që të kthehen në punë.

Kina raportoi të shtunën se kontinenti i saj nuk kishte raste të reja me COVID-19 të infektuar brenda vendit, për të tretën ditë me radhë, por njoftoi 41 raste të infektuar nga jashtë. Kufizimet në lëvizje po lehtësohen gradualisht në Kinë, ndërsa vendi po përpiqet të rindezë motorët ekonomikë duke mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Në SHBA kufizimet në lëvizje hynë në fuqi të shtunën në Illinois dhe në Nju Jork hyjnë në fuqi të dielën. Të gjithë punonjësve e bizneseve që ofrojnë shërbime jo jetike do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, përjashtime do të ketë vetëm për raste të tilla si blerje ushqimesh, ilaçesh dhe kryerje të aktivitete fizike. /Voa

Tags: koronavirusnumriSHBAtë prekur

TË LIDHURA

U rrëzua 5 minuta pas nisjes, momenti kur avioni me 244 pasagjerë shpërthen në flakë
Bota

U rrëzua 5 minuta pas nisjes, momenti kur avioni me 244 pasagjerë shpërthen në flakë

11:53 | 12/06/2025
SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër
Bota

SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër

10:51 | 12/06/2025
“Nuk është amerikan!” – Italianët zbulojnë origjinën e vërtetë të Papës
Bota

“Nuk është amerikan!” – Italianët zbulojnë origjinën e vërtetë të Papës

10:26 | 12/06/2025
Next Post
Koronavirusi/ Trump: 2 ilaçet që duhet të aprovohen urgjentisht

Koronavirusi/ Trump: 2 ilaçet që duhet të aprovohen urgjentisht

Rusia i ofron ndihmë Italisë

Rusia i ofron ndihmë Italisë

Koronavirusi në Kosovë/ Rritet numri i të infektuarve

Koronavirusi në Kosovë/ Rritet numri i të infektuarve

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë jep detaje: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu!
Aktualitet

Murtaja te dhentë, Ministria e Bujqësisë jep detaje: Nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu!

by mirseda
12:24 | 12/06/2025
0

Ministria e Bujqësisë ka dhënë detaje sa i përket murtajës së Ruminantëve të Vegjël, pas shifrave në...

Ishte futur të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret të Kavajës, ja shkaku

Ishte futur të lahej në det, ndërron jetë 73-vjeçari në Qerret të Kavajës, ja shkaku

12:17 | 12/06/2025
U rrëzua 5 minuta pas nisjes, momenti kur avioni me 244 pasagjerë shpërthen në flakë

U rrëzua 5 minuta pas nisjes, momenti kur avioni me 244 pasagjerë shpërthen në flakë

11:53 | 12/06/2025
SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër

SHBA-Kinë gjejnë gjuhën e përbashkët në Londër

10:51 | 12/06/2025
Padia për “shpifje” ndaj Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

Padia për “shpifje” ndaj Vokshit, Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

10:50 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com