Italia vijon të raportojë shifra të frikshme të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 627 persona. Kështu brenda më pak se një muaji, Italia regjistron 4032 viktima të shënuara nga virusi Covid-19.
Ndërkohë janë raportuar edhe 4,670 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin total të t ë prekurve në 37,860.
Shumë mjekë kinezë kanë shkuar në Itali për t’iu ardhur në ndihmë stafit mjekësor edhe të prekurve. Ata kanë kritikuar edhe masat e marra në Lombardi, ku edhe është shënuar numri më i madh i viktimave.
Italia ia kaloi dje edhe Kinës për numrin më të madh të viktimave të shënuar nga ky virus. Kujtojmë se në Kinë kanë vdekur rreth 3,200 persona nga kjo sëmundje.