UEFA: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet me tifozë

Qeveria e futbollit evropian (UEFA) ka vendosur që sfida e play-offit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të luhet me prezencën e tifozëve më 4 qershor.

Fillimisht zyrtarët e futbollit maqedonas-veriorë kishin kërkuar që ky takim të luhej pa prezencën e tifozëve, duke marrë shkas nga situata e koronavirusit, por mbi të gjitha për të shmangur dhe dyndjen e tifozëve shqiptarë në “Teodor Proeski” të Shkupit.

Kujtojmë se fituesi i kësaj sfide do të përballet me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, për të synuar kualifikimin në “Euro 2021”.