Italia ndodhet në ditët e saj më të këqija, teksa në vetëm pak ditë koronavirusi i ka marrë jetën mijëra njerëzve.
Mediat italiane raportojnë se në vetëm 24 orët e fundit janë shënuar edhe 349 viktima të tjera. Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali shkon kështu në 2,158.
Ndërkohë brenda orëve të fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja të identifikuara. Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 2,470 raste duke e çuar në rreth 23,073 numrin total të të prekurve.
Evropa tashmë është kthyer në epiqendrën më të re të koronavirusit, pasi gjendja në Kinë po stabilizohet. Mediat vendase bëjnë me dije për një ulje drastike të numrit të të prekurve dhe viktimave.
Dy spitale të mëdha në Kinë që merreshin vetëm me kurimin e të prekurve janë mbyllur pasi situata është qetësuar.