E martë, 14 Korrik, 2020
16 C
Tirana

SHBA-liderëve të Kosovës: Lërini mënjanë dallimet, përqendrohuni te qytetarët

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se “tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike të brendshme dhe rajonale të na bëjnë të mos e ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive”.

Deklarata e SHBA-së vjen një ditë pasi partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sërish kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket heqjes së taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve në vend dhe në rajon që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të ofrosh mbështetje ndaj njëri-tjetrit është përgjigjja e kësaj sfide”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane citohet Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kur ka thënë se “duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më e fortë dhe më e unifikuar se kurrë më parë”.

Në Kosovë janë shënuar 15 raste me koronavirusin e ri derisa e gjithë bota është duke luftuar kundër këtij virusi, i cili deri më tani ka lënë të vdekur mbi 6,500 persona. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...