Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Maqedoni e Veriut, Dibra e Madhe në karantinë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Maqedoni e Veriut, Dibra e Madhe në karantinë

Autoritetet qeveritare kanë shpallur gjendje emergjence në Dibër të Madhe dhe në komunën fqinje të Qendrës së Zhupës për shkak të koronavirusit.

Në dy komunat është formuar një shtab operacional për ballafaqimin me krizën, përkatësisht për zbatimin e masave të planifikuara për këtë situatë.

Në fillim një çift bashkëshortor nga Dibra që ishte kthyer nga Italia veriore kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Më pas familjarë dhe miq të tyre po ashtu ishin infektuar.

Në pamundësi për të shkuar në Dibër për shkak të gjendjes së krijuar, Zëri i Amerikës bisedoi me telefon me kryetarin e komunës, Hekuran Duka i cili thotë se banorët po zbatojnë masat e imponuara, por se spitali i qytetit ka vetëm dy infektologë dhe një teknik – të pamjaftueshëm për t’u përballur me gjendjen.

“Ne i kërkojmë qeverisë së Republikës së Maqedonisë (së Veriut) përmes ministrit të Shëndetësisë dhe shërbimit të epidemiologjisë që të sjellin ekipe të specializuara për të zbuluar raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Me kapacitetet që kemi ne nuk jemi në gjendje të përballemi me këtë sëmundje. Nga rajoni i Dibrës ka 11 raste të diagnostikuar me koronavirus dhe kjo, sipas normave epidemiologjike, është një gjendje alarmante për këtë lloj sëmundjeje”, thotë z. Duka.

Në Dibër janë mbyllur restorantet e kafenetë dhe punojnë vetëm dyqanet e ushqimeve, dhe institucionet më të rëndësishme.

Zoti Duka thotë se nuk ka tensione në qytet, por ka njerëz të cilët janë në marrëdhënie pune në Shkup, Gostivar ose qytete të tjera, apo anasjelltas dhe që kanë ngelur të bllokuar pa pasur mundësi të dalin apo hyjnë në Dibër, teksa thekson përpjekjet e Shtabit të Krizës për zgjidhjen e problemit të atyre punëtorëve.

“Kufizimi i lëvizjeve dhe vendosja e postblloqeve policore në hyrje të Dibrës dhe Qendrës Zhupë është e mirëseardhur ngase presim që situata të vendoset nën kontroll dhe që lufta ndaj kësaj të keqeje të marrë fund me një përfundim pozitiv”, thotë z.Duka.

Kryeministri i qeverisë teknike, Oliver Spasovski tha në një konferencë shtypi se “mendimet dhe zemrat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sot janë me qytetarët e Dibrës dhe të Qendrës Zhupa. Nata e parë dhe mëngjesi i sotëm kaluan qetë, pa incidente dhe është me rëndësi që banorët e dy komunave ta japin kontributin e tyre në këtë mënyrë për ballafaqimin me të gjitha masat që i parashah gjendja e emergjencës”, tha zoti Spasovski.

Aktualisht në klinikën për sëmundje ngjitëse në Shkup janë shtrirë nëntë persona; ndër ta një fëmijë 15 vjeç nga Dibra. Ndërkaq, është përkeqësuar gjendje e gruas që ishte pacientja e parë nga Dibra, sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Analizat për gjashtë dibranë të tjerë dhe një shtetas të huaj ende nuk janë gati.

Ndërkaq, pacientja e parë e regjistruar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, një grua 50 vjeçe nga Shkupi e kthyer nga një qëndrim në Italinë e Veriut është shëruar dhe sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ajo do të lirohet së shpejti nga spitali për në shtëpi. /Voa

Tags: dibra e madhekarantinëkoronavirusMaqedoni e Veriut

TË LIDHURA

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe
Aktualitet

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Rajoni

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person
Rajoni

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

20:33 | 08/08/2025
Next Post
Rritën çmimet, tatimet kapin “mat” 6 farmaci dhe 7 pika fruta-perimesh

Rritën çmimet, tatimet kapin “mat” 6 farmaci dhe 7 pika fruta-perimesh

Si do mbrohet populli i tij nga koronavirusi? Kryeministri francez tregon masat

Si do mbrohet populli i tij nga koronavirusi? Kryeministri francez tregon masat

Ku dallohet koronavirusi nga gripi? Flet mjeku i Infektivit

Ku dallohet koronavirusi nga gripi? Flet mjeku i Infektivit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta
Showbizz

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

by mirseda
17:38 | 11/08/2025
0

Ylli legjendar i mundjes profesionale, Hulk Hogan, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 72-të, vetëm...

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

17:04 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com