E martë, 31 Mars, 2020
14 C
Tirana

Ku dallohet koronavirusi nga gripi? Flet mjeku i Infektivit

Lexo edhe ...

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë

Italia prej javësh është “gjunjëzuar” nga koronavirusi, duke pësuar humbje të shumta në njerëz. Ndërkohë ndër shtetet që është solidarizuar me Italinë është edhe SHBA. Kjo...

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një rritje shumë të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave të shënuara nga koronavirusi. Sipas Worldometer, numri...

Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Ultrasit e kampionëve të Francës po ndihmojnë stafet mjekësore në rajonin e kryeqytetit të Francës. “Collectif Ultra Paris” po shpërndajnë pije dhe ushqime për mjekët...

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen...

Koronavirusi ka pushtuar botën dhe frika ndaj tij sa vjen edhe bëhet më e madhe.

Në vendin tonë janë konfirmuar 38 raste dhe 2 prej tyre janë në gjendje më serioze.

Mjeku i Spitalit Infektiv Arjan Harxhi ka folur për “ReportTv” teksa thekson se për rastet në fjalë po kujdesen në mënyrë maksimale.

Më tej ai shton se nëse do të kemi fat, situata kritike do të kalojë për 10 ditë dhe u bën thirrje qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes.

Po ashtu, në intervistën e zhvilluar, ai tregon se ku dallon koronavirusi nga gripi sezonal.

Intervista e plotë:

Doktor si paraqitet gjendja e të prekurve?

Janë 12 raste në spital, 2 janë në gjendje më serioze për këtë arsye ndiqen te njësia e kujdesit itensiv, të tjerët te pavioni i parë. Falenderoj mjekët dhe infermierët për punën vetëmohuese që po bëjnë këto ditë.

A ka vend për optimizëm në këtë situatë?

E vetmja gjë që nuk duhet të humbim është optimizmi. Patjetër që duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën që po kalojmë, njerëzimi e kalon ndoshta një herë në 100 vite.

Edhe për ne që ishim profesionistë, konsiderohet e rëndësishme por duhet të jemi optimistë dhe të ndërgjegjshëm. Të zbatojmë ato që dëgjojmë, masat ekstreme.

Si është mosha mesatare e të prekurve?

Mosha varion mbi 20 deri në 70-vjeç. Kjo nuk ka rëndësi për momentin, ajo që duhet të dimë është që të dhënat që kemi parë nga histori të ngjashme të këtij infeksioni është që nuk kursen asnjë moshë, përveç të rejave dekadës së parë dhe të dytë, sëmundshmëria shfaqet më problematike në moshat ekstreme, të treta dhe që kanë probleme të tjera.

Ku dallohet se jeni me virus, ndryshe nga gripi apo ftohja që shoqërohet me rrufë?

Nuk është kollaj vetëm nga shenjat klinike që të diferencohet jo vetëm për njerëzit e thjeshtë por edhe për profesionistët. Një e dhënë e rëndësishme do të ishte kontakti me persona të tjerë të sëmurë me infeksion apo dyshuar.

Edhe pse mund të kemi shenja që mund të dyshojmë, mos marrim veprime të pamenduara që mund të dëmtojmë veten dhe të tjerët. Të sëmurët duhet të kontaktojnë numrat në dispozicion të urgjencës dhe mjekët e familjes, pasi nuk duhet të ngarkohet sistemi dhe të mos bëjmë më shumë dëme. Një shenjë e rëndësishme që mund të përbëjë problematikë është vështirësia në frymëmarrje, atëherë mund të jetë shenjë e rëndësishme që mund të flasë për një komplikacion. Për ata që janë në grupin riskut edhe një virozë mund të jetë problematike prandaj duhet të kërkojnë kujdes dhe ndihmë mjekësore.

Kur mund të flasim për një rënie të të infektuarve?

Unë e kuptoj dhe kjo pyetje del gjithmonë. Është shumë e vështirë të japësh përgjigje. Ajo që mund të thuhet me siguri është që çfarë po shohim tani ka ndodhur 2-3 javë më parë, ne do të shohim ulje të shifrave duke filluar nga java tjetër, 10-ditëshi. Nëse ulim shifrat pas 10-12 ditësh ia kemi arritur qëllimit.

Epidemia mund të vijojë por impakti për të parandaluar atë pikë të madhe, që do të mbingarkonte sistemin dhe impaktin negativ në sistem, kjo përmes këtyre masave ekstreme të kufizimit dhe distancimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë

Italia prej javësh është “gjunjëzuar” nga koronavirusi, duke pësuar humbje të shumta në njerëz. Ndërkohë ndër shtetet që është solidarizuar me Italinë është edhe SHBA. Kjo...

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një rritje shumë të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave të shënuara nga koronavirusi. Sipas Worldometer, numri...

Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Ultrasit e kampionëve të Francës po ndihmojnë stafet mjekësore në rajonin e kryeqytetit të Francës. “Collectif Ultra Paris” po shpërndajnë pije dhe ushqime për mjekët...

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen...

Neuer rezufon rinovimin,Chelsea hidhet në sulm

Në mes të pandemisë që ka shkaktuar koronavirus, zërat e merkatos vazhdojnë dhe shtohen dita ditës. Duke pritur të kuptojnë se kur do të...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT