Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qëndrimi në shtëpi i qytetarëve/ Basha: Qeveria duhet t’u vijë në ndihmë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qëndrimi në shtëpi i qytetarëve/ Basha: Qeveria duhet t’u vijë në ndihmë

Si pasojë e koronavirusit në vend, qytetarët shqiptarë janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili deklaron se qeveria duhet që t’iu vijë në ndihmë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shprehet se “fatkeqësisht ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për t’i paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve”.

Reagimi i plotë i Bashës: “Ne duhet të marrim urgjentisht masa që t’i paraprijmë përhapjes së virusit.

Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkëqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha këshillat e mjekëve.

Nga ana tjetër, duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut.
Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe një plan afatgjatë.
Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave.

Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse.

Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për t’i paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve.

Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe.

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura?

Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS?

Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime.

Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra?

Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë?

Çfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese?

Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?

Këto janë detyrat e qeverisë. Ajo duhet të veprojë t’u vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës.

Edhe njëherë nga zemra shpreh #mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë, mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë.

Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funkisonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira”.

Tags: koronaviruslulzim bashandihmëQeveria

TË LIDHURA

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj
Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj

19:14 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme
Analizë

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025
Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët
Aktualitet

Abuzime me tendera dhe falsifikime, Gjykata e Posaçme shpall fajtorë 4 zyrtarët

16:43 | 23/06/2025
Next Post
Bilanci tragjik i koronavirusit në Itali/ 175 viktima në 24 orët e fundit

Bilanci tragjik i koronavirusit në Itali/ 175 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

Rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

Maqedoni e Veriut, Dibra e Madhe në karantinë

Maqedoni e Veriut, Dibra e Madhe në karantinë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj
Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj

by mirseda
19:14 | 23/06/2025
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një paralajmërim global të rëndësishëm për të gjithë...

Putin: Rusia s’do ndihmojë agresorët – sinjal distancimi nga Irani

Putin: Rusia s’do ndihmojë agresorët – sinjal distancimi nga Irani

19:11 | 23/06/2025
SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë

SHBA-Izrael të bashkuar për Iranin: Trump dhe Netanyahu në një linjë

18:32 | 23/06/2025
Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

Ndeshja e parë e Egnatias në Champions League, UEFA jep dakordësinë për…

18:03 | 23/06/2025
Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

Tension SHBA-Iran, nafta bie, tregjet të qëndrueshme

17:59 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com