Miliona italianë janë mbyllur në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Për të kaluar këto orë të vështira, qytetarët e Salernos kanë dalë në ballkone, dhe kanë nisur të këndojnë. Kjo si një formë për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit.
Vetëizolimi i ka mërzitur italianët, aq sa kanë zgjedhur që të dalin në ballkon dhe të këndojnë. Nuk është aspak e lehtë që të kalosh këto masa drastike, dhe qëndrimin e detyruar nëpër banesa.
Italians in lockdown all over Italy are keeping each other company by singing, dancing and playing music from the balconies. A thread to celebrate the resilience of ordinary people. This is Salerno: pic.twitter.com/3aOchqdEpn
— Leonardo Carella (@leonardocarella) March 13, 2020
Në Itali janë regjistruar 14.955 të infektuar me koronavirus, 2.116 më shumë se dje.
Komisioneri i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, gjatë konferencës së përditshme tha se numri i viktimave të regjistruara sot është 250, për një total prej 1266, kurse numri i të shëruarve është rritur në 1439.181 më shumë se dje.