E premte, 3 Prill, 2020
3 C
Tirana

Koronavirusi/ Jetë pa kontakte sociale

Lexo edhe ...

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Gati katër javë avantazh ka Gjermania kundrejt Italisë në luftën kundër virusit Corona, thonë virologët. Por ky avantazh kohor po rrezikohet. Jeta publike duhet të kufizohet edhe më tej. A po bën Gjermania sa duhet?

Tabelë e vendosur në bankën Sparkasse, Dortmund: “Nisur nga situata aktuale u dhurojmë të gjithëve një buzëqeshje, por nuk ju japim dorën.”

Një e-mail pason tjetrin pa rreshtur. Punëdhënësi: i ka anuluar për javën e ardhëshme të gjitha konferencat. Organizatorët e koncerteve njoftojnë se artisti i preferuar nuk do të performojë në fundjavë. Gjyshërit do t’i shtyjnë vizitat tek nipërit. Gjithçka nisur nga frika dhe për të kontribuuar në pengimin e përhapjes së virusit Corona.

E-maila apo mesazhe në celular me përmbajtje të ngjashme marrin këto ditë shumë gjermanë. Gradualisht jeta publike në Gjermani ka nisur rrugën drejt pezullimit. Nisur që nga bankinat e zbrazura të Bundesligës, sheshet e lojërave bosh, trenat e mensat, zakonisht të tejmbushura gjatë këtyre ditëve kanë vende të lira me bollëk. Duket se ndërkohë është vetëm një çështje kohe, derisa të mbyllen të gjitha shkollat, universitetet, restaurantet e kinematë ashtu si në Itali.

Kontaktet sociale: të padëshiruara

“Ne e dimë ndërkohë saktë, që në fazën aktuale të pandemisë praktikisht duhet t’i ndalojmë të gjitha kontaktet sociale, që të  kemi edhe një shans ta mbajmë sa më të ulët numrin  e infeksioneve”, thotë Patrick Larscheid. Mjeku i bashkisë në Berlin-Reinickendorf i ka kërkuar senatit të Berlinit të marrë disa hapa vendimtare për ndalimin e përhapjes së virusit Corona. Jeta publike duhet të kufizohet sa më shumë në mbrojtje të popullsisë.

Patrick Larscheid: “Pritja mund të kushtojë jetë njerëzish”

Vendimi për ndalimin e aktiviteteve me mbi 1000 vizitorë, është pak. Gjithçka, ku mblidhen njerëz, duhet të mbyllet. “Në rast të kundërt ne nuk do të mund ta konrollojmë dot më situatën”, këshillon Larscheid. Kontakti social tek e fundit nuk është vetëm baza e të qenit të lumtur – Afërsia mund edhe të të sëmurë, nëse viruset qarkullojnë nga njeri prreson tek tjetri.

Italia ka reguar, por me vonesë

A rrezikon pra që në Gjermani të krijohen situata si në Itali? Si masë kundër përhapjes së virusit në Itali janë mbyllur të gjitha dyqanet me përjashtim të farmacive dhe supermarketeve. Madje edhe baret, restaurantet dhe parukeritë gjithashtu janë mbyllur.

“Para pak ditësh ju luta që të ndryshoni zakonet tuaja e të qendroni në shtëpi”, tha kryeministri Giuseppe Conte në një mesazh me video: “Unë isha i vetëdijshëm që ky ishte hapi i parë dhe nuk do të ishte i fundit. Eshtë koha të bëjmë hapin tjetër.” Kësisoj jeta publike në Itali është paralizuar tërësisht.

Edhe në Gjermani nuk jemi larg hapit pasues. Kur virologu Alexander Kekulé para dhejtë ditësh bëri thirrje për vendosjen e pushimeve dy javë për të gjithë për shkak të virusit Corona në Gjermani, për ta ndërprerë zinxhirin e infeksionit të epidemisë në fazën fillestare, shumë studiues nuk e morën seriozisht atë.

Ministri i Shëndetësisë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë Karl-Josef Laumann u përgjigj atëherë, se politika nuk duhet të marrë masa, “që janë disproporcionale dhe shkaktojnë histeri”. Ndeshja e Bundesligës mes Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund, vetëm 40 km larg qytetit më të prekur prej infeksionit Heinsberg, u zhvillua edhe në fundjavë para 50.000 spektatorëve.

Realiteti me virusin ndryshon çdo ditë

Vetëm pak ditë më vonë situata ndryshoi tërësisht dhe eventet sportive me publik janë tani të paimagjinueshme. Askush nuk flet më tani për disproporcionalitet: madje po në Mönchengladbach u zhvillua e para ndeshje pa tifozë me ekipin e 1.FC Këln, Liga gjermane e Hokey-t në akull e mbylli para kohe sezonin.

Në shumë kinema gjermane ndërkohë vendet midis spektatorëve janë të zbrazura, shumë gjermanë u shmangen kinemave edhe nga frika prej ngjitjes së virusit. Landet vendosën mbylljen e shkollave nisur nga e hëna (16.03), landi Baden-Vyrtemberg e ka shtyrë fillimin e semestrit të verës në universitete. Veprimtaritë kulturore si festivali tradicional i Beethovenit në Bon, po ashtu si edhe shumë panaire janë anuluar. Jeta publike gradualisht po zbehet, por ende me ritme të ngadalta.

A ka angazhim të mjaftueshëm?

Numri i pasagjerëve në aeroportin e Frankfurtit që nga java e fundit e shkurtit ka rënë me 14,5 përqind. Dega e taksive njofton për humbje deri në 40 përqind, dhe propozon, që të gjithë ata që posedojnë abone për shërbimin urban mund të përdorin taksitë tani me gjysmën e çmimit të zakonshëm. Kush hipën në autobus në Berlin duhet të hipë vetëm nga dera e pasme për të mos rrezikuar shoferin. Trenat e distnacave të largëta pastrohen tani në intervalin brenda dy orëve, punë kjo që normalisht bëhet çdo katër orë.  Dyert, dorezat e dyerve dhe vendet e bagazheve desinfektohen rregullisht.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikoi shumë vende se nuk po marrin sa duhet masa për ta kufizuar pandeminë e virusit Corona. “Jemi shumë të shqetësuar, që disa vende nuk po i përgjigjen me angazhimin e duhur politik këtij kërcënimi, në mënyrë që të jetë nën kontroll situata”, dekalroi ai në Gjenevë. Se cilat vende kishte ai parasysh, kjo mbeti e paqartë. Ndoshta kjo kritikë ka qenë edhe në adresë të Gjermanisë. /DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Përhapja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar mardhëniet mes klubeve në Itali. Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT