Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Mjeku i spitalit të Durrësit me koronavirus”, Basha jep mesazhin e fortë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Mjeku i spitalit të Durrësit me koronavirus”, Basha jep mesazhin e fortë

Pas mesazheve të shumta sensibilizuese nga ana e Ramës, mesazhi i radhës përcillet nga kryedemokrati Basha. Ai ka kërkuar bashkëpunim nga ana e qytetarëve, duke nisur me stafet mjekësore.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është bashkuar thirrjeve të kryeministrit, duke iu drejtuar qytetarëve që kur përballem me bluzat e bardha, të tregojnë në mënyrë të detajuar shqetësimin e tyre, historikun e udhëtimeve apo kontaktin që mund të kenë pasur me persona të prekur nga Covid 19.

Thirrja e Bashës ndaj banorëve në Shqipëri është që të tregohen të kujdesshëm sot, që situata mos të thellohet me bilanc negativ. Një situatë e cila ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe në ekonominë e secilit prej nesh.

Statusi

Nisur nga rasti i fundit, ku fatkeqësisht, edhe një mjek i spitalit të Durrësit rezulton mes të prekurve nga Covid-19, u bëj thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht bashkëpunues me stafet mjekësore. Të tregojnë në mënyrë të detajuar shqetësimin e tyre, historikun e udhëtimeve apo kontaktin që mund të kenë pasur me persona të prekur nga Covid 19.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni veten dhe nuk do të rrezikoni shëndetin e mjekëve, të cilët janë mburoja jonë, mburoja e çdo qytetari në këtë situatë.

Mos neglizhoni asnjë detaj! I bëj thirrje qeverisë të marrë masa të menjëhershme për personelin shëndetësor parësor. Ata janë të ekspozuar ndaj personave mbartës potencialë të Covid 19, por që, për shkak të shenjave joshqetësuese, mund ta neglizhojnë këtë fakt e të drejtohen tek qendrat shëndetësore apo spitalet rajonale. Autoritetet duhet të pajisin të gjithë personelin e dedikuar për raste të tilla me veshjet dhe mjetet e posaçme mbrojtëse.

Përhapja e virusit, zgjerimi i vatrave të tij është një rrezik potencial, të cilit i duhet paraprirë.

Thirrja ime është për të gjithë qytetarët: E di që shumë prej jush nuk janë mësuar të rrinë mbyllur apo kanë kushte jo të përshtatshme. Shumë të tjerë kanë nevojë të punojnë për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, por asgjë nuk vlen më shumë sesa jeta.

Me qëndrimin në shtëpi mbroni veten, familjen, miqtë dhe të afërmit. Nga sakrificat e sotme varet jeta, shëndeti, e sotmja dhe e nesërmja jonë. Mbi të gjitha, duke kontribuar në mospërhapjen e shpejtë të virusit, ne bëjmë pjesën tonë si qytetarë për ruajtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi.

Sa më të pakujdesshëm sot, aq më shumë do të zgjasë kjo situatë, e cila ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe në ekonominë e secilit prej nesh.

Kjo është një kohë për kujdes shëndetësor, por edhe për kujdes social për ata më të pamundurit.

I bëj thirrje qeverisë të marrë të gjitha masat për t’u mundësuar familjeve në nevojë dhe në pamundësi gjërat më të domosdoshme për të kaluar këtë krizë dhe për të ruajtur shëndetin duke mundësuar që asnjë familje mos të mbetet pa ushqim dhe mjete higjenike.

Ju bëj thirrje kompanive celulare të sigurojnë akses pa pagesë në internet për fëmijët dhe studentët që në javët në vazhdim do të zhvillojnë online procesin mësimor. Ky kontribut për mësimin online të fëmijëve, do të ishte shumë i çmuar dhe i vlerësuar!

Tags: bashakoronavirusrama

TË LIDHURA

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun
Aktualitet

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

19:03 | 28/06/2025
Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve
Aktualitet

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

18:52 | 28/06/2025
Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025
Next Post
Perimetri Tiranë-Durrës do të qëndrojë i mbyllur, ja kur hapen rrugët

Perimetri Tiranë-Durrës do të qëndrojë i mbyllur, ja kur hapen rrugët

“Shteti me dorë të hekurt”, Italia në gjendje alarmante

"Shteti me dorë të hekurt", Italia në gjendje alarmante

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Koronavirusi/ Identifikohen shqiptarët e ardhur nga Italia, Rama nxjerr sms

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun
Aktualitet

Rrezik në Shëngjin/ Policia Kufitare nxjerr dy pushues nga deti te Rana e Hedhun

by mirseda
19:03 | 28/06/2025
0

Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë dy personave, të cilët ndodheshin në rrezik në...

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

Era e fortë “tërbon” detin, çifti nga Tirana rrezikon mbytjen në Jug, autoritetet apel turistëve

18:52 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

18:50 | 28/06/2025
Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur

18:21 | 28/06/2025
Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com