Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sapo është firmosur Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.
“Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin.
? 59 shkolla të reja;
? godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor;
? 4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti”, shkruan kreu i qeverisë.
Ky i fundit pohon se koronavirusi nuk do t’i ndalë dhe as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit.