Autoriteti Aviacionit Civil bën me dije se janë ndaluar fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me disa nga qytetet më të prekura të Italisë.
Përmes një postimi në Facebook, Autoriteti Aviacionit Civil njofton se janë ndaluar fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me:
- Aeroportin Milano Malpensa (MXP)
• Aeroportin Milano Bergamo (BGY)
• Aeroportin Bologna (BLQ)
• Aeroportin Firenze (FLR)
• Aeroportin Genoa (GOA)
• Aeroportin Perugia (PEG)
• Aeroportin Pisa (PSA)
• Aeroportin Rimini (RMI)
• Aeroportin Venezia (VCE)
• Aeroportin Verona (VRN)
Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.