Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19, SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë pajisje testimi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19, SHBA: Të hënën në dispozicion 2 milionë pajisje testimi

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar të paktën 19 vdekje dhe për përhapje të COVID-19 në më shumë se 30 shtete.

Në një postim në Twitter Presidenti Donald Trump shkruante se “kemi një plan koordinimi të përsosur dhe të rregulluar mirë në Shtëpinë e Bardhë për të luftuar virusin”.

“Ne morëm shumë herët vendim për të mbyllur kufijtë në zona të caktuara. Nënpresidenti po bën një punë të shkëlqyer. Media e lajmeve të rreme po bën gjithçka që është e mundur për të na bërë të dukemi keq. Kjo është e trishtë”, shkruante ai.

Në shtetin e Virxhinias, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit, autoritetet besojnë se kanë zbuluar një rast të dytë me koronavirus.

Një banor i qytetit të Fairfeks rreth të 80-ve dyshohet të jetë bartës i virusit. Ai kishte kryer së fundmi një udhëtim me anije turistike në lumin Nil.

Lajmi u njoftua nga Departamenti i Shëndetësisë së Virxhinia të dielën në mëngjes. Pacienti është shtruar në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Rasti i parë në këtë shtet u regjistrua të shtunën kur një anëtar i forcave të marinës që ndodhen të vendosura në Fort Belvoir, rezultoi i prekur nga virusi.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se të paktën dy punonjës federalë të shëndetësisë të cilët shërbenin në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rezultuan të prekur nga koronavirusi.

Ata do të qëndrojnë në karantinë deri më 17 Mars. Agjensia e lajmeve njoftoi gjithashtu se shumë prej punonjësve federalë, kanë kërkuar të ndryshojë protokollet zyrtare dhe të kenë maska më të forta për t’u mbrojtur nga virusi.

Anija turistike “Grand Princess” e goditur nga shpërthimi i koronavirusit pritet të ankorohet në Oakland të Kalifornisë të hënën.

Anija qëndron në det prej javës së kaluar për shkak se autoritetet në San Françisko nuk pranuan ta lejojnë atë që të ankorohet. Në anije ndodhen më shumë se 3.500 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin.

Autoritetet amerikane të shëndetësisë u bënë thirrje njerëzve, veçanërisht të moshuarve ta “mendojnë dy herë një udhëtim në det apo ajër” në një përpjekje për të kufizuar rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirus.

Jerome Adams, numri dy Komisionit të Shërbimit Shëndetësor Publik tha për CNN-in se deri të hënën SHBA do të ketë në dispozicion dy milionë komplote testesh për koronavirusin.

Të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 100 vende në të gjithë botën kanë raportuar raste me koronavirus me më shumë se 106 mijë persona të prekur dhe një numër vdekjesh që ka tejkaluar 3.500 vetët.

“Ndërsa situata është shumë serioze, kjo nuk duhet të na dekurajojë”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ka shumë gjëra që të gjithë kudo mund dhe duhet të bëjnë”, shtoi ai.

Zoti Tedros vlerësoi Italinë për “ndërmarrjen e hapave të guximshëm që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit e të mbrojnë vendin”.

“Ata po bëjnë sakrifica të mëdha”, tha ai duke shtuar se OBSH-ja solidarizohet me Italinë dhe se do ta mbështesë atë.

Irani të dielën njoftoi se 49 vetë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve në 194.

Ndërkohë në vendin e Lindjes së Mesme llogariten 6.566 raste personash të prekur nga COVID-19. /Voa

Tags: covidkoronavirusSHBAtestim

TË LIDHURA

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
Bota

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

20:13 | 24/05/2025
Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu
Bota

Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu

16:00 | 24/05/2025
Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku
Bota

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

14:03 | 24/05/2025
Next Post
Tifozët i bëjnë “gjëmën” Milanit, humb ndaj Genoa-s

Tifozët i bëjnë “gjëmën” Milanit, humb ndaj Genoa-s

Sapo mësoi se kishte koronavirus, 50-vjeçari bën “të pabërën”

Sapo mësoi se kishte koronavirus, 50-vjeçari bën “të pabërën”

Edhe pse s’ka të infektuar me koronavirus, Shqipëria merr vendimin emergjent

Edhe pse s’ka të infektuar me koronavirus, Shqipëria merr vendimin emergjent

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com