Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në kuadër të festës së 8 marsit ka shpërndarë një mesazh për gratë shqiptare.
Ambasadorja amerikane shprehet se gratë shqiptare meritojnë respekt për gjithçka ato bëjnë për familjet e tyre.
“Gratë shqiptare meritojnë falenderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, vendin e tyre dhe botën tonë. Unë e ndaj vendosmërinë tuaj për të bërë një ndryshim pozitiv, në ditën ndërkombëtare të gruas & çdo ditë”, pohon Yuri Kim.