Presidenti Ilir Meta përgjatë një prononcimi për mediat në Shkodër është shprehur se nuk e komenton raportin paraprak të Komisionit të Venecias i cili shkruante se Presidenti kishte vepruar arsyeshëm sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk e komentoj për arsye sepse mbi dokument ka pasur një konfidencialitet, por unë ja u kam thënë që Kushtetutën tonë e kanë shkruar Venecia”, tha Meta.
Prononcimi i Kreut të Shtetit në Shkodër: “Është publikuar ditën e djeshme raporti paraprak i Komisionit të Venecias në lidhje me përplasjen me mazhorancën?
Nuk mendoj se kjo është një çështje e Venecias sepse Venecia e ka shkruar Kushtetutën.
Që prej 115 ditësh një çështje e drejtësisë dhe hetimit që askush në Shqipëri mos dalë mbi Kushtetutën.
Nuk e komentoj për arsye sepse mbi dokument ka pasur një konfidencialitet, por unë ja u kam thënë që Kushtetutën tonë e kanë shkruar Venecia.
Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen që Vllaznia vijon shkëlqen në lojërat me dorë”.