Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Studimi mbi Gjykatat e Apelit: Zvarritja e proceseve gjyqësore, shqetësuese

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studimi mbi Gjykatat e Apelit: Zvarritja e proceseve gjyqësore, shqetësuese

Në Tiranë, u publikua të premten një studim mbi zvarritjen e proceseve gjyqësore në të 6 gjykatat e Apelit të Shqipërisë. Studimi zbuloi se mungesat e konsiderueshme në trupat gjyqësore, i shtyjnë gjyqet nga 4 muaj deri në 18 muaj.

Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP publikoi sot një studim krahasues mbi punën në gjykatat e apelit para dhe pas reformës në drejtësi, ku tani edhe për shkak të vettingut, është zgjatur më tej koha e proceseve gjyqësore dhe është vështirësuar zhvillimi I tyre.

Studimi përfshin mbi 40 mijë vendime nga të 6 gjykatat e apelit në 4 vitet e fundit. Gjykatat e prokuroritë po zbrazen për shkak të largimit deri tani të mbi 143 prej tyre, ose 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë hyrë në procesin e përzgjedhjes janë rrëzuar.

Raporti i largimeve me emërimet e reja është 2/1, pra për çdo dy gjyqtarë të larguar nga reforma, emërohet një gjyqtar i ri nga Shkolla e Magjistraturës. Por gjyqtarët e rinj nuk mund të punojnë në gjykatat e apeleve, sepse aty kërkohet përvojë pune disavjeçare.

“Para fillimit të procesit të vettingut, Shqipëria kishte rreth 12 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), mesatarja evropiane është 21 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Reforma në Drejtësi duhet të eci drejt standardeve evropiane. Reforma e rretheve gjyqësore e cila sipas ligjit duhet te përditësoje kompetencën tokësore çdo 5 vjet duhet të marrë në analizë treguesit e ngarkesës dhe të vonesave eventuale. Reforma duhet të synojë më parë plotësimin me trupë gjyqësore të gjykatave ekzistuese para se të konsiderojë heqjen fare nga harta të gjykatës” – tha Gert Shella, drejtues i Qendrës Studimore INFOÇIP.

Sipas studimit, Gjykatës së Apelit në Vlorës i mungojnë 4 gjyqtarë, dhe gjyqet atje zgjasin 18 muaj; Gjykata e Apelit në Tiranë ka 13 gjyqtarë më pak, dhe gjyqet aty zgjasin 16 muaj; Apelit të Shkodrës i mungojnë 4 gjyqtarë dhe gjyqet atje zgjasin 12 muaj. Në Apelin e Durrësit gjyqet zgjasin rreth 10 muaj, por ajo ka ngelur me 5 gjyqtarë dhe për shkak të dëmtimeve nga tërmeti është vendosur në Kavajë. Në Apelin e Korçës, gjyqet zgjatin 4 muaj, por tani ka mbetur me vetëm 2 gjyqtarë. Apeli me treguesit më të mirë është gjykata e Gjirokastrës, ku ka ikur vetëm një gjyqtar, dhe proceset zgjasin rreth 3 muaj.

“Gjykatat e Apelit në rrethe janë në vështirësi të mëdha dhe kjo është një kambanë alarmi. Trupat gjyqësore janë në minimumin e tyre dhe janë në pamundësi objektive për të gjykuar procese me themel. Mungesat duhen plotësuar në kohë para se të afrohet një dështim” – tha në konferencë avokati Saimir Visha.

Nga ana tjetër, drejtuesja e KLGJ-së, Naureda Llagami, theksoi se vështirësitë e sistemit të drejtësisë po trajtohen me kujdes nga institucionet e reja të ngritura nga reforma në drejtësi dhe po zgjidhen dhe duhen zgjidhur me bashkëpunim mes tyre.

Autorët e studimit dhe ekspertë të tjerë të drejtësisë kërkuan në konferencë të barazohen largimet e gjyqtarëve prej vettingut me prurjet e reja prej shkollës së magjistraturës, sepse edhe përpara reformës gjykatat kishin mungesa në trupat gjyqësore, jo më tani që po ikin afro gjysma e gjyqtarëve.

Ata theksuan se zvarritja e proceseve gjyqësore është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë, që e ulin besimin e tij tek drejtësia, e cila duhet të flasë pa vonesa, e në të kundërt është një drejtësi e munguar./VOA

Tags: gjykatat e apelitproceset gjyqesoreshqetesimshqiperistudimZvarritja

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Publikimi i një pjese të draftit të ‘Venecias’/ Balla bën hapin e radhës

Publikimi i një pjese të draftit të ‘Venecias’/ Balla bën hapin e radhës

Dyshohet se është me koronavirus, 50-vjeçarja nga Lushnja izolohet në QSUT

Dyshohet se është me koronavirus, 50-vjeçarja nga Lushnja izolohet në QSUT

Koronavirusi/ Shënohen raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ Shënohen raste të reja në Maqedoninë e Veriut







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com