Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Antverpi, “kryeqyteti” botëror i diamanteve

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Antverpi, “kryeqyteti” botëror i diamanteve

Kërkimi për diamantin e përsosur, që është shoqëruar gjithnjë me emocionet e dashurisë dhe lumturisë, ka qenë përherë i lidhur me qytetin e bukur të Antverpit në Belgjikë. Aty ndodhet në zonë e tërë që njihet si “Lagja e Diamanteve”.

Dhe kjo me të drejtë pasi Antverp, është realisht kryeqyteti i tregtisë së diamanteve të gjithë botës. Në fakt, këtu gjendet dhe tregtohet 84 për qind e diamanteve të botës, me një xhiro vjetore prej mbi 54 miliardë dollarë amerikanë.

Aty gjenden 380 punishte të përpunimit të diamantëve, që u shërbejnë mbi 1.500 kompanive. Po në këtë lagje ekzistojnë gjithashtu 3.500 ndërmjetës (dealer) dhe tregtarë. Lagja dominohet nga tregtarët hebrenj, indianë, maronitë (të krishterët e Libanit) dhe armenë.

Më shumë se 80 për qind e popullsisë hebraike të Antverpit punon në tregtinë e diamantëve. Madje gjuha hebreje ka qenë historikisht, një gjuhë kryesore e shkëmbimit të diamanteve. Për shkak të dominimit të tyre, asnjë lloj biznesi nuk zhvillohet të shtunave (Sabat), dita më e shenjtë në kalendarin e besimit fetar judaik.

Po si është shndërruar ky qytet i vogël, në krahasim me shumë metropole evropiane dhe botërore, në qendrën kryesore të tregtisë së diamanteve? Në fakt Antverpi nuk e ka fituar, por e ka pasur prej shekujsh këtë status. Ai ka qenë në fokus të tregtisë së diamanteve që nga shekulli i XV-të, kur gurët e parë të çmuar u sollën nga India.

Dalëngadalë, tregtarët vendas të diamanteve, nisën t’i kushtonin më shumë vëmendje detajeve, dhe u bënë jashtëzakonisht të aftë në procesin e përzgjedhjes së tyre. Dhe një ditë, edhe vetë Mbreti i Francës, Fransua I nisi të porosiste diamantë nga mjeshtrit e Antverpit, në vend se t’i blinte ato në Paris.

Industria pësoi një lloj revolucioni, kur Lodevik van Berken shpiku në vitin 1476 një formë të re të mjetit që e lëmon dhe u jep një shkëlqim të veçantë diamantëve. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e gjithë fisnikërisë evropiane, si dhe çoi në Antverp zejtarë nga e gjithë Evropa.

Një vit më vonë, më 1477-ën, Arkiduka Maksimilian i Austrisë i bleu gruas, Marias së Burgundit, një një dhuratë e bukur, një unazë diamanti me shkëlqim. Ai akt e shndërroi unazën e diamantit në një ornament klasik të propozimit për fejesë ose martesë.

Ndërkohë, Çarles Bold urdhëroi këtu prerjen dhe lustrimin e të famshmit Diamanti i Firences.

Ishte ky qytet, që nxiti zbulimin e një rruge të re detare drejt Indisë nga eksporatori portugez Vasko da Gama në vitin 1498. Zbulimi i kësaj rruge, e ndryshoi bilancin tregtar, duke e zhvendosur atë nga Venecia në Lisbonë. Kanali relativisht i qetë midis Lisbonës dhe Antverpit, lejon që qyteti-port të vazhdonte të shijonte pozicionin e tij të privilgjuar në industrinë e diamanteve.

Në vitet 1890, industria e diamantit në Antverp, u nxit nga familjet e tregtarëve të diamanteve dhe prodhuesve që vinin nga Amsterdami i Holandës. Ndërkohë, që nga fundi i shekullit XX-të, tregtarët indianë dhe armenë të diamanteve, kanë fituar një rol me rëndësi në tregtinë e diamanteve të këtë qytet.

Po në Antverp u themelua në vitin 1973 Qendra Botërore e Diamanteve Antëerp (AWDC), e cila është bërë një nga kompanitë private më të famshme dhe më të lavdëruara. Mjeshtëria e përpunuesve të diamantit në Antverp.

Sot, diamantet që shiten në këtë qytet, vazhdojnë të tërheqin miliona njerëz, por edhe tregtarë nga e gjithë bota, të cilët janë gjithmonë në kërkim të diamanteve më cilësorë. Sipas “The Neë York Times”, 8.000 njerëz nga 160 vende të ndryshme të botës vizitojnë çdo ditë 1.800 dyqane të ndryshme diamanti në Antverp, dhe blejnë apo shesin diamantë me vlerë 95 milionë dollarë. Ndërkohë, rekordi është 220 milionë dollarë blerje në një ditë. Minierat e mëdha të diamantëve në Afrikën e Jugut, Australisë, Rusisë dhe Kanadasë i dërgojnë direkt diamantet e nxjerrë në Antverp.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: AntverpbelgjikeLagja e Diamanteve

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina
Kuriozitete

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij
Bota

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Next Post
A do çelen negociatat? Meta lëshon paralajmërimin e radhës

A do çelen negociatat? Meta lëshon paralajmërimin e radhës

Të dënuar për ‘trafikim të lëndëve narkotike’, ultimatum të ‘fortëve’ nga Berati

Të dënuar për 'trafikim të lëndëve narkotike', ultimatum të ‘fortëve’ nga Berati

8 futbollistë humbin jetën në një aksident (FOTO)

8 futbollistë humbin jetën në një aksident (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Tani çdo gjë është familjare? Adrola Dushi pranë nënës së Capital T (FOTO)
Showbizz

Tani çdo gjë është familjare? Adrola Dushi pranë nënës së Capital T (FOTO)

by mirseda
13:03 | 13/08/2025
0

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi...

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht

11:50 | 13/08/2025
LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

11:44 | 13/08/2025
GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

11:38 | 13/08/2025
I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

10:33 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com