Tetë futbollistë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Guinea. Mediat e huaja raportojnë se autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine, është përmbysur në dalje të qytetit të Mamou, teksa po udhëtonte drejt Kankanit, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Ky aksident fatal, ka tronditur botën e futbollit. Sportdashës të shumtë, kanë shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën.