Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Sadushi i përgjigjet PD-së: Kam kohë pa u takuar me Henri Çilin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sadushi i përgjigjet PD-së: Kam kohë pa u takuar me Henri Çilin

Gjyqtari Sokol Sadushi, i cili u shënjestrua nga Partia Demokratike si zyrtari i lartë që ka mbetur i pazbuluar nga Prokuroria në lidhje me dosjen “Mezhgorani”, është shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë. Në një reagim zyrtar për mediat, ai i përgjet PD-së, duke mohuar të jetë ai zyrtari i lartë i drejtësisë që është takuar me botuesin Henri Çili. Ai shprehet se me Henri Çilin prej shumë kohësh nuk ka pasur asnjë komunikim, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje.

“Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në deklarime politike të bëra këto ditë nëpërmjet medias, ndihem i obliguar të informoj opinionin publik dhe mediatik se:

Çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, duket se ka për qëllim të dëmtojë personalitetin tim, pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë.

Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale.

Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje, nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal.

Në rrethana të tilla, kur çështja dukshëm është me interes publik, sugjeroj se nëse është i vërtetë fakti mbi takimin e realizuar me “një funksionar të lartë të drejtësisë“, do të ishte me vend që organi i prokurorisë të sqarojë opinionin publik mbi detajet e këtij takimi.

Informimi i opinionit publik i shërben gjithashtu, ruajtjes dhe forcimit të autoritetit të pushtetit gjyqësor dhe forcon klimën e besimit në organet që ushtrojnë ndjekjen penale”, sqaron më tej ai.

Partia Demokratike bëri një reagim publik, në lidhje me operacionin ku u ndalua edhe gazetari Henri Çili. Kjo forcë politike ngriti dyshime të tjera, duke kërkuar shpjegime nga Sokol Sadushi. Sipas PD, Sadushi duhet t`i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij, nëse është ai personi i përgjuar me Henri Çilin.

Tags: Henri ÇiliPDSokol Sadushi

TË LIDHURA

Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian
Politikë

Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian

17:04 | 16/03/2026
Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë
Aktualitet

Mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese: Paraburgimi cenon demokracinë

15:10 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë
Aktualitet

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Next Post
Jepini presidentit Meta një armik

Jepini presidentit Meta një armik

Humb krahun në punë në 2008, Gjykata: Dëmshpërblimi 118 mln lekë në 2029

Humb krahun në punë në 2008, Gjykata: Dëmshpërblimi 118 mln lekë në 2029

Ish-punonjësja nuk arkëton kontributet, qytetarët rrezikojnë pensionin

Ish-punonjësja nuk arkëton kontributet, qytetarët rrezikojnë pensionin







JU REKOMANDOJMË

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi
Sport

Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi

by mirseda
17:36 | 16/03/2026
0

Polonia do të përballet me Shqipërinë me 26 mars, në kuadër të Play Off të Botërorit. Për...

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko

17:07 | 16/03/2026
Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian

Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian

17:04 | 16/03/2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Dalin raportet e aleatëve të SHBA

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Dalin raportet e aleatëve të SHBA

16:59 | 16/03/2026
Teherani paralajmëron Rumaninë: Do t’ju trajtojmë si palë në konflikt

Teherani paralajmëron Rumaninë: Do t’ju trajtojmë si palë në konflikt

16:43 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com