E diel, 31 Maj, 2020
16 C
Tirana

Ish-punonjësja nuk arkëton kontributet, qytetarët rrezikojnë pensionin

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Ish-punonjësja e postës Kote në Vlorë, nuk ka bërë derdhjen e parave për pagesën e viteve të punës të zonjës Sose Besimaj, duke bërë që qytetarja të rrezikojë daljen në pension.

Por përveç këtij rasti që u ankua në Fiks Fare, emisioni gjatë investigimit arriti të mësonte se kishte dhe shumë raste të tjera me këtë lloj problematike me të njëjtën ish punonjëse poste.

Fiks Fare solli rastin e zonjës Sose Besimaj nga Kota e Vlorës e cila në vitin 2005 ka bërë derdhjen e kontributeve për 11 vite punë, nga 1994-2005. Por që ka kuptuar në momentin që duhet të dilte në pension, se këto vite mungonin në Sistemin e Sigurimeve Shoqërore, duke bërë kështu që zonja të mos përfitonte pension.

“Unë shkova të interesohem që në gusht më thanë se dal në dhjetor, pastaj erdha në dhjetor dhe më thanë se të mungojnë vitet, unë ja ku e kam mandatin që i kam derdhur, kam derdhur 386 mijë lekë” thotë zj. Sose.

Sipas saj problemi është tek ish punonjësja e postës Kote e cila tani nuk është më atje, por punon diku tjetër. “Sa herë e takoj  Mirela Danaj, ish punonjëse e Kotës më thotë nuk është faji im, fajin e kanë sigurimet. Shkoj tek sigurimet thonë nuk i ka derdhur Mirela, nuk di ku të drejtohem”, thotë zj. Besimaj.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shoqëruan zonjën në takimin me ish punonjësen e postës po ashtu edhe me shefen e financës së Sigurimeve Shoqërore Vlorë.

Mirela Danaj, ish punonjësja i thotë qytetares se nuk e ka ajo fajin, por e kanë ato të sigurimeve që të gjithë gënjejnë dhe se kontributet e Soses i’a kanë kaluar dikujt tjetër dhe i kanë bërë lëmsh.

Ajo shpjegon se  ka bërë një derdhje dhe për shtetas të tjerë, por që nuk figurojnë sipas sigurimeve. Madje ajo i kërkon qytetares të mos shkojë tek ajo, por të shkojë direkt tek sigurimet. Madje i thotë se me mandat pagesën të  hedh në gjyq sigurimet.

Lexo edhe :   Ndërron jetë i riu në kantierin e ndërtimit
Lexo edhe :   EMRI/ Komandohet drejtuesi i ri i Kadastrës së Vlorës

Por tjetër gjë i thotë qytetares shefja e financës tek sigurimet shoqërore, duke i rishpjeguar se nuk duhet të shkojë më tek ajo por te Mirela. Sipas saj Mirela duhet të nxjerrë lekët ku i ka , pasi ka mangësi edhe për persona të tjerë. ”Nuk je rasti i parë që nuk i janë hedhur kontributet në harkun kohor që punonjëse ka qenë Mirela. Shko tek ajo dhe  t’i gjej ajo lekët se ku i ka hedhur nëse i ka hedhur”, shprehet shefja e financës.

Pas këtyre gazetarët e Fiksit kërkojnë ish punonjësen e postës, e cila u thotë se një ditë më parë e ka zgjidhur problemin me sigurimet shoqërore, pikërisht me shefen e financës. Sipas saj ishte një mosrakordim midis bankës dhe sigurimeve, por që më në fund u zgjidh.

Por që në sigurime rezultoi e kundërta e kësaj, drejtoresha dhe shefja e financës së këtij institucioni treguan se asgjë nuk është zgjidhur me Mirelën, por për zonjën do përdorin fondin e kreditorit dhe do e zgjidhin situatë siç kanë bërë dhe me raste të tjera.

Pyetjes së gazetares se çfarë do bëni kur t’ju mbarojë fondi i kreditorit dhe të keni akoma individë me mandate? Ato thanë të hedhin në gjyq postën dhe ish punonjësen Mirela Danaj, pasi qytetarët i kanë humbur kontributet pikërisht në kohën kur Danaj ishte punonjëse e postës.

Emisioni investigativ solli edhe përgjigjen nga drejtoria e postës për rastin në fjalë, ku ajo thotë se nuk kemi të dokumentuar asnjë arkëtim të kësaj periudhe.

Znj. Sose Besimaj, falenderoi Fiksin për zgjidhjen e problemit, pasi siç u shpreh ajo, “e vetme nuk do e zgjidhja kurrë”. /top-channel

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Censuruesja” e re e filmave, Corona! A do të shohim më puthje në ekran

Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani. Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli....

Polici që kupton protestuesit: Keni të drejtë që jeni të inatosur

Një polic në Atlanta të SHBA-së habiti protestuesit që kanë dalë nëpër rrugë pas vdekjes së George Floyd, duke u thënë se kanë të...

COVID-19 në Itali/ Situata drejt përmirësimit, dalin të dhënat e fundit

Prej muajsh, Italia ishte “gjunjëzuar” nga koronavirusi, mirëpo së fundmi fatmirësisht situata po shkon drejt përmirësimit. Raportohet se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve të...

Himarë/ Gjendet i pajetë në pyll 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në një pyll në Himarë. Sipas njoftimit të policisë, viktima Y.L., banor i fshatit Kuç, punonte si roje në...

Manastirliu: Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon se çfarë do të hapet nga data 1 Qershor, pra nga...
WhatsApp KONTAKTO TT