Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rusia hidhet në sulm, manipulim ndaj koronavirusit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rusia hidhet në sulm, manipulim ndaj koronavirusit

Nga: Bruce Schneier & Margaret Bourdeaux ”Foreign Policy”

Bota po bën çmos që të frenojë koronavirusin, që po përhapet në të gjithë globin me një shpejtësi alarmante. Aktualisht, ekspertët e sëmundjeve pandemike në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, dhe agjencitë e tjera të shëndetit publik, janë duke mbledhur informacione për të mësuar se si dhe ku po përhapet virusi.

Për këtë arsye, ata janë duke përdorur një larmi komunikimesh dixhitale dhe sistemesh monitorimi. Ashtu si shumica e infrastrukturës mjekësore, këto sisteme janë shumë të ndjeshme nga ndërhyrjet dhe hakerimet. Dhe kjo dobësi duhet të jetë shumë shqetësuese.

Qeveritë dhe agjencitë e inteligjencës, kanë shfaqur prej kohësh interes në manipulimin e informacionit shëndetësor, si në vendet e tyre, ashtu edhe jashtë vendit.

Ata mund ta bëjnë këtë për të parandaluar panikun masiv, për të shmangur dëmet ndaj ekonomive të tyre, apo për të shmangur pakënaqësinë e publikut (për shembull nëse zyrtarët kanë bërë gabime të mëdha në kontrollin e një epidemie).

Jashtë kufijve të tyre, shtetet mund ta përdorin dezinformimin për të sabotuar kundërshtarët e tyre, apo për të prishur një aleancë midis kombeve të tjera. Një epidemi e papritur – kur vendet po përpiqen të menaxhojnë jo vetëm epideminë, por edhe pasojat e saj sociale, ekonomike dhe politike – është sidomos shumë joshëse për të ndërhyrë.

Në rastin e koronavirusit, një ndërhyrje e tillë është duke ndodhur. Dhe kjo nuk duhet të konsiderohet ndonjë çudi. Shtetet armiqësore me Perëndimin, kanë një histori të gjatë të manipulimit të informacionit në lidhje me problemet shëndetësore, në mënyrë që të mbjellin mosbesim.

Për shembull, në vitet 1980, Bashkimi Sovjetik përhapi historinë e rreme sipas së cilës Departamenti amerikan i Mbrojtjes e prodhoi enkas HIV-in me synim vrasjen e afro-amerikanëve.

Dhe ajo lloj propagande pati efekte konkrete: Rreth 20 vjet pas asaj fushate dezinformimi, një studim i vitit 2005 zbuloi se 48 përqind e afro-amerikanëve besonin vërtet se HIV ishte prodhuar në një laborator. Madje 15 për qind, mendonin se virusi ishte një armë genocidiale që kishte në shënjestër komunitetet e tyre.

Në vitin 2018, Rusia ndërmori një fushatë të gjerë dezinformimi, për të forcuar lëvizjen kundër vaksinimit, përmes platformave të mediave sociale si Twitter dhe Facebook. Studiuesit kanë konfirmuar se dezinformatorët rusë, kanë postuar deri në 22 herë më shumë sesa norma mesatare mesazhe kundër vaksinimit.

Ekspozimi ndaj këtyre mesazheve, zbuluan studiuesit e tjerë, uli ndjeshëm marrjen e vaksinave, duke rrezikuar jetën e individëve dhe shëndetin publik. Javën e kaluar, zyrtarët amerikanë e akuzuan Rusinë për përhapjen e dezinformatave mbi koronavirusin, nëpërmjet një fushate tjetër të koordinuar.

Nga mesi i janarit, mijëra llogari në Tëitter, Facebook dhe Instagram – shumë prej të cilave kanë lidhje me Rusinë – janë parë duke postuar mesazhe gati identike në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe gjuhë të tjera, që fajësonin Shtetet e Bashkuara për epideminë e koronavirusit.

Madje disa nga mesazhet, pretendonin se virusi është pjesë e një përpjekje të SHBA-së për të zhvilluar një luftë ekonomike ndaj Kinës, dhe të tjerët se ajo është një armë biologjike e krijuar nga CIA.

Sa më shumë që ky dezinformim minon besimin e publikut tek autoritetet, aq më i dobët bëhet reagimi i strukturave shëndetësore për monitorimin e epidemisë. Përmes hakerimit të këtyre sistemeve, dhe manipulimit të të dhënave mjekësore, shtetet që kanë aftësi të fuqishme kiberntike, mund të ndryshojnë dhe manipulojnë të dhënat.

Si do të ndodhte kjo? Shumë sisteme të mbikëqyrjes shëndetësore, janë duke monitoruar aktualisht përhapjen e rasteve të koronavirusit, përfshirë rrjetin e mbikqyrjes së gripit CDC-së në SHBA. Gati të gjitha testimet bëhen në nivel lokal ose rajonal, me agjencitë e shëndetit publik si CDC, që përpilojnë dhe analizojnë të dhënat.

Rrallë herë një kampion biologjik dërgohet në një laborator qeveritar të nivelit të lartë. Hakerat mund të ndërhyjnë në serverët e një laboratori, apo në komunikimet dixhitale midis laboratorëve dhe CDC. Dhe në rastin konkret, mund të ndërhyhet për të ndryshuar të dhënat mbi koronavirusin.

Fatmirësisht, deri tani nuk kemi asnjë rast të sabotimit në fushën e kujdesit shëndetësor nga hakerat, që të shkaktojnë një vjedhje të konsiderueshme të të dhënave, apo dhe ndërprerje në shërbimet mjekësore. Por, infrastruktura tjetër kritike ka qenë shpesh një objektiv.

Kështu, rusët kanë ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në rrjetin kombëtar të energjisë në Ukrainë, teksa janë përpjekur të sabotojnë sistemet që menaxhojnë termocentralet e SHBA dhe infrastrukturën e rrjetit energjitik.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, arritën të vjedhin programin bërthamor iranian, ndërsa Irani ka aktualisht në shënjestër infrastrukturën e naftës në Arabinë Saudite.

Me koronavirusin që është në prag të shndërrimit në një pandemi, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos kenë të dhëna të besueshme, dhe kjo nga ana tjetër mund të dëmtojë aftësinë e vendit tonë për të reaguar. Përballë një pandemie të mundshme globale, autoritetet e shëndetit publik në SHBA dhe vende të tjera të botës, duhet të vlerësojnë pa humbur kohë sigurinë e sistemeve dixhitale në këtë sektor.

TIRANA TODAY

Tags: epidemikoronavirusrusia

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Meta zbret në shesh kundër qeverisë, policia ‘blindon’ zonën

Meta zbret në shesh kundër qeverisë, policia 'blindon' zonën

“Besëlidhja” e Metës, ja kush do e çelë manifestimin në bulevard

"Besëlidhja" e Metës, ja kush do e çelë manifestimin në bulevard

Kujtim Gjuzi denoncohet për dhunë nga gruaja dhe i biri

Kujtim Gjuzi denoncohet për dhunë nga gruaja dhe i biri

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com