E hënë, 6 Prill, 2020
11 C
Tirana

Kujtim Gjuzi denoncohet për dhunë nga gruaja dhe i biri

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Deputeti Kujtim Gjuzi është përballur me disa probleme që lidhen me drejtësinë. Si pasojë e kallzimit të familjarëve të tij, gjykata i ka privuar qëndrimin në një banesë me bashkëshorten dhe të birin. Kanë qenë këta të fundit që e kanë kallëzuar, duke u shprehur se janë dhunuar.

Denoncimi ka ndodhur në Policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K., dhe djali H.Gj., për dhunë në familje.

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka kaluar një periudhë jo të qetë në jetën e tij private.

Ai është urdhëruar t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij 16-vjeçar, të cilët e kanë denoncuar për “dhunë në familje” deputetin, duke kërkuar urdhër-mbrojtje prej tij në gjykatë.

Gjuzi është përballur në gjyq me bashkëshorten e tij, me të cilën mesa duket është edhe në procedurë divorci.

Në vendimin që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë në nëntor të vitit 2019, është pranuar dhënia e mbrojtjes për bashkëshorten dhe djalin, nga deputeti Kujtim Gjuzi.

“Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi çështjen, bazuar ne rrethanat e faktit te
pasqyruara nga paditësja në padi, “Për masa ndaj dhunes në marrëdhënie
familjare”, vlerëson se padia e paditësave duhet pranuar mbeshtetur në nenin 10 të këtij ligji, pasi çmon se ekzistojne akte të mjaftueshme për të besuar se i padituri ka kryer vepër të dhunës në familje dhe paraqet shqetësim në jetën e paditësave.

Për sa me sipër, paditësja i kërkoi Gjykatës zbatimin e nenit 10 të ligjit Nr 9669 dt 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, pasi ndihet e frikësuar dhe e pasigurtë për shëndetin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Mësohet se në përballjen gjyqësore, deputeti i ka kërkuar bashkëshortes të mos vijojë me kërkesën për t’u divorcuar, ku ka premtuar edhe ndryshim të sjelljes së tij.

“Në seancën gjyqesore rezultoi se u shpreh se ekziston mundesia e normalizimit te mardhenieve bashkeshortore, duke kerkuar nga paditesja qe te heqe dore nga padia per zgjidhjen e marteses. Gjithashtu i padituri pretendoi se paditesen e ka ndihmuar ne ecurine e biznesit te ngritur prej saj”.

Bashkëshortja e Gjuzit ka pretenduar në gjyq se “edhe nëse ekziston vullneti i të paditurit per ndryshimin e sjelljes ndaj saj, ky ndryshim nuk mund te jete as i menjehershem dhe as i thjeshte. Ne perfundim paditesja kerkoi pranimin e kerkese- padise, duke riperseritur kerkesen per largimin e te paditurit nga banesa ne pronesi te saj”.

Ndërsa vetë djali i Gjuzit, tha në gjyq se shqetësimi i tij ka qenë akuza që babai i tij i ka bërë për prirje homoseksuale. Ndaj i ka kërkuar nënës që të largohen nga banesa ku jetonin me deputetin. Në këto kushte, gruaja e Gjuzit kërkon që të kthehet në banesën që është pronë e saj, në të cilën tani thotë se e ka zaptuar deputeti, e ai të largohet prej andej.

“Femija u shfaq i qete emoconalisht gjate pyetjeve te drejtuara, dhe i bindur ne ate qe kerkonte, por ne momentin kur pyetjet dhe tema fokusohej ne marrëdheniet me babain e tij, djali shprehte shqetesim, duke pretenduar se babai i tij nuk ka patur nje sjellje normale me te. Gjithashtu, shqetesimi tjeter kishte te bente me deklarimet e te paditurit, i cili para tre vitesh e ka quajtur “homoseksual”, me argumentimin se ka prirje per kete. Femija eshte ndjere shume keq dhe i ka kerkuar nenes se tij, paditeses te largoheshin nga shtepia. Ne keto kushte, paditesja se bashku me djalin eshte larguar nga banesa e saj dhe aktualisht jetojne tek prinderit e saj.

Paditesja shpjegoi ne seance gjyqesore se ne kushtet ku ndodhet, ne pamundesi per te jetuar ne banesen e saj dhe ne kushtet e kercenimit nga bashkeshorti i saj, nepermjet mediave deri ne neperkembjen e integritetit te saj kerkoi mbrojtje per veten dhe per djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare te pales se paditur, i cili i ka zaptuar banesen“, thuhet në vendimin e gjykatës. Vendimi për urdhrin e mbrojtjes është dhënë më 22.11.2019.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT