Rumania ka vendosur që çdo qytetar që vjen nga Veneto dhe Lombardia të izolohen në karantina për 14 ditë.
Ministria e Shëndetësisë në Rumani, bën me dije se ky akt do ndërmerret në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vend. Përmes një postimi në Facebook, Ministria shkruan se Rumania mund të jetë më e ekspozuar ndaj këtij infeksioni, për shkak të dinamikës së udhëtimeve mes 2 vendeve.
Kujtojmë se në Veneto dhe Lombardi të Italisë janë konfirmuar më shumë se 130 raste me koronavirus.
“Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë raportuar asnjë rast të qytetarëve rumun të prekur nga koronavirusi . Rumania mund të jetë më e ekspozuar ndaj shfaqjes së rasteve të infeksionit me koronavirusin e ri në territorin kombëtar, për shkak të dinamikës së udhëtimit të qytetarëve rumunë në tokat dhe rrugët ajrore midis dy vendeve. Autoritetet e shëndetit publik do të përfshijnë personat që vijnë në Rumani nga lokalitetet e prekura në rajonin e Veneto dhe në provincën e Lodi Lombardia ose që kanë udhëtuar në këto lokalitete në 14 ditët e fundit, në kategorinë e atyre që duhet të qëndrojnë pasi të hyjnë në vend në kushte karantine për 14 ditë. Këto masa janë të ngjashme me ato të zbatuara nga autoritetet italiane”, shkruan ministria e shëndetësisë në Rumani.