Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e avokates së tragjedisë së Otrantos, Natasha Shehu, duke treguar sesi kjo e fundit grabiti paratë e të afërmve të viktimave.
Sot motra e saj, Vasilika Shehu, denoncon Natashën dhe thotë se ajo ka grabitur edhe pronën e familjarëve në Sarandë, duke falsifikuar dokumentin e privatizimit të nënës së saj Dede Shehu, e duke e regjistruar në emrin e saj.
Një tjetër denoncim për Natasha Shehun vjen nga Genci Nako, i cili në 2001-shin i ka blerë Natasha Shehut tarracën e katit të katërt me perspektivë për katin e 5-të.
Genci e ndërtoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin deri në 2017-ën. Pas 16 vjetësh u rishfaq Natasha Shehu dhe me format e saj arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur.
Megjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet, as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë.
Denoncimi i motrës së Natasha Shehut:
Motra: Unë jam një ndër motrat e Natasha Shehut. Në shtëpinë e vjetër, domethënë banesa ka qenë që në kohën e Komunizmit e marrë nga mamaja jonë, Dede Shehu, mamaja e 9 fëmijëve. Pra një nga 9 fëmijët është edhe Natasha, e bija e Dedes dhe Pelivanit, jo siç pretendon ajo, se në këtë drejtim na ka turpëruar shumë. Vajza e Mehmet Shehut… na hodhi dhe një turp më të madh kur nëna biologjike dhe babai biologjik na ka bërë ne të 9 fëmijëve. Dhe për këtë jemi shumë të indinjuar të gjithë si fis.
Gazetari: Ju edhe ngjani me Natasha Shehun…
Motra: Ngjajmë dhe unë jam bërë edhe sebep që e kam marrë nga Selenica e Vlorës dhe e kam prurë këtu. Se unë kam ardhur me transferim nga Sazani, që ka qenë oficer marina e burrit dhe unë financiere këtu në Sarandë. Në 1987 nëna jonë ka ardhur nga Selenica dhe u pasaportizua në Sarandë, se Natasha na kish lind një fëmijë, ku detyrimisht u rrit nga nëna jonë dhe nga mua. Natasha në 1987 u martua dhe u transferua në Tiranë, me martesë. Gjatë kohës tani, Natasha, gjatë 91’, 92’, vazhdonte edhe sot deri para ca muajsh që ka bërë pasaportizimin në Sarandë, nëna ishte pasaportizuar në Sarandë dhe filloi privatizimin, Natasha u privatizua në Tiranë. Ne kur morëm vesh në 2016 a 2016, që pamë që kjo kishte marrë shtëpinë nga nëna Dede Shehu, e kishte hedhur në Natasha Shehu.
Shkojmë në Hipotekë dhe shikojmë viza të hequra në të gjitha dokumentet, mbi Dede Shehu ishte bërë Natasha Shehu, shtëpinë ekzistuese dhe ua shiti djemve. Kur ua shiti, ne të gjithë u mblodhëm si motra dhe vëllezër dhe thamë që nuk jemi dakord që shtëpia të shitet, i kemi këto deklarata.
Gazetari: Si u bë pronare ajo në Hipotekë e kësaj shtëpie të privatizuar në 92’?
Motra: Po ne në këtë vend rrojmë që kemi dhe gjera të tilla, të mos kishim këto nuk po vuajmë shumë si popull.
Denoncuesi i dytë:
Genci Nako: Emisioni “Stop” i jam drejtuar për një problem që kam në lagjen Kodër Sarandë. Në vitin 2001 kam blerë fushën e katit të katërt, pa asnjë gjë, me perspektivë për të ndërtuar katin e pestë.
Gazetari: Kujt ia keni blerë?
Genci Nako: Zonjës Natasha Shehu.
Gazetari: Sa e keni blerë?
Genci Nako: 14 milionë lekë të vjetra
Gazetari: Sa keni investuar?
Genci Nako: E ndërtova katin e pestë dhe kam investuar diku tek 50-60 mijë euro
Gazetari: E keni futur në proces legalizimi?
Genci Nako: Po. Problemi qëndron se një ditë të bukur na çohet zonja Natash dhe vjen në Shqipëri, në Sarandë ku është godina, shqyen derën dhe bën rrëmujë në shtëpinë time, bën dhunim banese me pretendim se është godinë e saj.
Gazetari: Po a ta shiti në 2001? Si mund të shkallmojë derën dhe të përvetësojë një pronë që e shiti dhe është e juaja?
Genci Nako: Nuk e di! Këtë duhet ta zgjidhë policia.
Gazetari: E keni denoncuar në polici, në prokurori? Çfarë kanë bërë?
Genci Nako: E kemi denoncuar, policia bën sehirë, nuk e di…
Gazetari: Po në Prokurori për vetëgjyqësi për shkatërrim prone?
Genci Nako: Po e kam kallëzuar dhe e kanë pushuar si çështje.
Gazetari: Kaq e fortë kjo Natasha këtu në Sarandë e në gjithë Shqipërinë?
Genci Nako: Po!
Gazetari: Këtu jemi në lagjen katër, Kodër Sarandë, ku ne do të analizojmë originën e pronës ku dyshohet nga dy palët që Natasha Shehu ka falsifikuar dokumentacionit dhe është bërë pronare e dy pronave. Fillimisht origjina e pronës është në këtë godinën, godinë e vjetër, e kohës së komunizmit, ku nëna e Natashës, Dede Shehu, është bërë pronare e një apartamenti në këtë pallat, si rrjedhojë e një kontrate privatizimi që ka pasur në vitin 1992 me shtetin. Dyshohet se kjo kontratë është falsifikuar nga Natasha, duke shkruar mbi emrin e nënës emrin e saj.
Më pas gazetari i është drejtuar noterit, për të konfirmuar falsifikimin.
Gazetari-Për këtë Natasha Shehun. Thjesht unë dua të konfirmoj këto “red kol”, që ke ti këtu janë në emrin e Detes apo të Natashës? Ka falsifikuar ajo…
Noteri Aleko Anagnosti-Po…po eee
Gazetari-Shih, si ka fallsifikuar ajo..
Noteri Aleko Anagnosti -Eeee
Gazetari-Shiko e ka bërë Natasha me Deden!
Noteri Aleko Anagnosti -Edhe këtë ka vendosur origjinalin tek ajo e imja, se pretendonte ajo dhe i thashë në çdo moment, që të pretendojë, unë këtë origjinal kam…
Gazetari-Ti e ke me emrin e Dedes?
Noteri Aleko Anagnosti -E kam me emrin e Dedes, unë e kam te origjinali vendosur te kjo dhe ia kam dhënë asaj një kopje ..më kupton?
Gazetari –Bravo
Noteri Aleko Anagnosti -Kjo është e konfirmuar totalisht dhe tërësisht ..më kupton ëëë..? Në rregull ëë..?
Gazetari-Je shumë i mirë! /tvklan.al