Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Studimi/ Çdo muaj në Shqipëri publikohen 12 lajme të rreme

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studimi/ Çdo muaj në Shqipëri publikohen 12 lajme të rreme

Në Shqipëri, sipas një studimi, janë përhapur vitin e kaluar mesatarisht 12 lajme të rreme me ndikim çdo muaj.

Autorët e këtij monitorimi mbi mediat shqiptare pohuan se pjesa dërrmuese e këtyre lajmeve të rreme nuk verifikohen as nga ribotimet e shumta të tyre.

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë publikoi sot një monitorim mbi mediat online, të cilat vitin e kaluar përhapën 132 lajme të rreme, ose të paktën 12 lajme të rreme çdo muaj. Vëzhgimi zbuloi se lajmet e rreme preknin një numër të madh qytetarësh qysh nga nxënësit e shkollave dhe studentët e universiteteve, e deri tek tifozët e futbollit.

Në shumicën e rasteve burimi i lajmeve të rreme janë portale të reja dhe portalet e mediave tradicionale, por nuk mbeten pas as rrjetet sociale të privatëve dhe të zyrtarëve e të zyrave të shtypit. Një pjesë e konsiderueshme e lajmeve të rreme gjatë vitit të kaluar ishin shumëfishuar me ribotime nga media të tjera.

“Në pjesën më të madhe autorët e këtyre teksteve nuk verifikojnë faktet nga disa burime informacioni, dhe i publikojnë këto gjysmë lajme e gjysmë gënjeshtra, në mënyrë të qëllimshme ose jo, duke u rimarrë e rimarrë shpesh nga media të tjera, që edhe ato nuk verifikojnë faktet, edhe pse shohin, që tekstit I mungojnë shumë elementë” – thotë Erblin Vukaj, bashkautor i studimit.

Ribotimet shihen nga vëzhguesit si një hap joprofesional, sepse ato nuk shtojnë, nuk heqin apo nuk verifikojnë asgjë nga teksti i parë, pa u shqetësuar nëse ai është apo jo një lajm i vërtetë.

Autorët e studimit komentuan si një shqetësim në rritje shpërdorimin e mundësive elektronike të gazetarisë qytetare për të përhapur lehtësisht lajme të rreme, të cilat hidhen fillimisht në rrjetet sociale, më pas kopjohen nga mediat online dhe më pas përvetësohen edhe nga mediat tradicionale.

Një tjetër gjetje e vëzhgimit është që ndonëse kanë mijëra e madje miliona ndjekës, disa portale shpërndajnë gjysmë të vërteta, dhe rrjete apo media të tjera kopjojnë prej tyre gjysma lajmesh të paverifikuara, madje duke kaluar dorë pas dore dhe pa e cituar njëra tjetrën, këto lajme të rreme humbin gjurmët e autorit të parë.

Një dukuri e ngjashme vjen edhe nga deklaratat e politikanëve dhe zëdhënësave, sa herë që përhapin materiale mbi veprimtarinë e tyre. Një grup mediash sapo kanë krijuar Aleancën për Media Etike dhe kanë ftuar gjithë komunitetin shqiptar të shtypit të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të shumta të medias përmes etikës dhe bashkëpunimit.

Shumica socialiste miratoi në parlament një paketë ligjore të mbiquajtur mbi antishpifjen, për të frenuar, siç tha qeveria, lajmet e rreme, por nga ana tjetër kjo nismë shtoi alarmin e mediave, sipas të cilave, qeveria po ngrinte një zyrë censure, nën alibinë e luftës kundër lajmeve të rreme.

E mbiquajtura paketa antishpifje e qeverisë, e rikthyer në parlament, u debatua mbi 15 muaj dhe mori një seri kritikash e korrigjimesh nga OSBE-ja BE-ja, KiE-ja dhe nga shumë organizata të mediave shqiptare e ndërkombëtare, që vëzhgojnë lirinë e shprehjes e të shtypit dhe që aspirojnë për vetë-rregullimin si mënyra më e mirë./VOA

Tags: lajme te rremepublikohenshqiperistudim

TË LIDHURA

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira
Aktualitet

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025
Këshilltarët socialistë në Tiranë mblidhen në selinë e PS për të diskutuar strategjinë e shkarkimit të Veliajt
Politikë

Këshilltarët socialistë në Tiranë mblidhen në selinë e PS për të diskutuar strategjinë e shkarkimit të Veliajt

17:17 | 17/09/2025
Next Post
“E rrahën sot në Kavajë”, Arben Ahmetaj i tregon muskujt Berishës, i dërgon një foto nga palestra

1.15 mld euro/ Ahmetaj shpjegon skemën e shpërndarjes së fondeve

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta

Studimi/ Stresi në punë në Shqipëri në nivele të larta

2 marsi akti final për të rrëzuar qeverinë/ Meta jep paralajmërimin e radhës

2 marsi akti final për të rrëzuar qeverinë/ Meta jep paralajmërimin e radhës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Begaj vizitë zyrtare në Hungari, takim me kryeministrin Orban, diskutime për bashkëpunimin mes dy vendeve
Kosovo

Begaj vizitë zyrtare në Hungari, takim me kryeministrin Orban, diskutime për bashkëpunimin mes dy vendeve

by mirseda
18:04 | 17/09/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë...

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

Aksident zinxhir pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, gjashtë automjete të përfshira

17:34 | 17/09/2025
Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

Himarë/ I moshuari plagoset me mjetin prerës në kraharor gjatë punës, dërgohet me urgjencë në spital

17:20 | 17/09/2025
Këshilltarët socialistë në Tiranë mblidhen në selinë e PS për të diskutuar strategjinë e shkarkimit të Veliajt

Këshilltarët socialistë në Tiranë mblidhen në selinë e PS për të diskutuar strategjinë e shkarkimit të Veliajt

17:17 | 17/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com