Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Ambasada: Janë bërë përparime

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Ambasada: Janë bërë përparime

Ambasada gjermane në Tiranë shprehet se pala gjermane konstaton se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada gjermane thekson se për njohjen e tyre do të duhet të japin aprovimin 16 landet federale.

Ambasada shton se duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Në lidhje me këtë, delegacioni gjerman do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.

Tags: Ambasada Gjermanegjermaninjohjapatentatperparimeshqiptare

TË LIDHURA

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson

13:49 | 13/02/2026
Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
Next Post
“Pa punë ëëë. Ça do ti doganier”/ Rama ‘përplaset’ me të riun në Durrës

“Pa punë ëëë. Ça do ti doganier”/ Rama ‘përplaset’ me të riun në Durrës

Çifti shqiptar ndalohet nga policia italiane, ja çfarë i gjetën gruas në çantë

Çifti shqiptar ndalohet nga policia italiane, ja çfarë i gjetën gruas në çantë

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë (FOTO)

Turqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson

by mirseda
13:49 | 13/02/2026
0

Jep dorëheqjen nga detyra e kreut të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Erjola...

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com