Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Në fillim u zgjodh përkohësisht, si u bë Tirana kryeqyteti i Shqipërisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Në fillim u zgjodh përkohësisht, si u bë Tirana kryeqyteti i Shqipërisë

Tirana kremton sot 100-vjetorin e të qënit kryeqyteti i Shqipërisë. Sot ajo është qendra më e madhe urbane dhe ekonomike e vendit. Por 1 shekull më parë, u caktua kryeqytet falë rrethanave të kohës.

Durrësi dhe Vlora, ishin emrat kryesorë që u përmendën në Kongresin e Lushnjës në janarin e 1920-ës. Aty kishin patur selinë qeveritë e 8 viteve të para të shtetit të pavarur shqiptar.

Ndërkohë kandidate favorite ishin edhe Shkodra, por sidomos Elbasani për shkak se ndodhej në qendër të Shqipërisë. Edhe pse atë kohë kishte 12 mijë banorë, Tirana ishte nënprefekturë, dhe varej nga prefektura e Durrësit, qytet që kishte vetëm 3 mijë banorë.

Madje referuar arkivave, qyteza e Shijakut u caktua nga Kongresi i Lushnjës si kryeqytet i përkohshëm i vendit, derisa qeveria të stacionohej në Durrës. Por Ministri i Brendshëm i kohës, Ahmet Zogu, nuk ia doli të hyjë në qytet, pasi ushtria italiane refuzoi të largohej prej andej.

Në këto kushte, u vendos që qeveria të zhvendosej përkohësisht në Tiranë. Ajo u shpall kryeqytet i përhershëm i vendit, vetëm më 31 janar 1925.

Nga ai moment, qyteti nisi të zhvillohej me shpejtësi. Në vitin 1926 u miratua plani i parë rregullues, ndërsa formën më të plotë e mori gjatë viteve 1930 me planet rregulluese të arkitektëve italianë.

Në vitet 1928-1929, u zgjerua dhe u sistemua Bulevardi “Mussolini”, sot “Rruga e Kavajës”. Në fillim të tij u ndërtua Banka Kombëtare e Shqipërisë, me një sipërfaqe 1500 m2, dhe një kosto 600.000 franga ari. Komunistët ruajtën godinat e stilit italian, ndërsa shtuan ato të stilit sovjetik.

Pas vitit 1991, Tirana përjetoi zgjerimin më të madh të historisë së saj, dhe pas 3 dekadash popullsia thuajse është 4-fishuar. Por zhvillimi i vrullshëm urban, është shoqëruar me shumë sfida, ku më kryesore është mungesa e hapësirave të gjelbra dhe ndotja e madhe e ajrit.

TIRANA TODAY

 

Tags: Banka Kombëtare e Shqipërisëkryeqyteti i ShqipërisëTirana

TË LIDHURA

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Next Post
Maqedonia e Veriut anëtarësohet në NATO

Maqedonia e Veriut anëtarësohet në NATO

Eksperti jep paralajmërimin e fortë: Coronavirusi mund të prekë 60% të botës

Eksperti jep paralajmërimin e fortë: Coronavirusi mund të prekë 60% të botës

OBSH kërkon masa të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri

OBSH kërkon masa të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com