pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Eksperti gjerman zbulon arsyet: Komunikimi me Kurtin do të jetë i vështirë

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Bodo Weber, ekspert i Ballkanit dhe konsulet i partive politike në Gjermani, në intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen për qeverinë Kurti dhe pritshmëritë ndaj saj.

Deutsche Welle: Zoti Weber, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në marrëdhëniet me Serbinë kërkon reciprocitet. A është e mundur të ketë reciprocitet, kur Serbia nuk e njeh e Kosovën?

Bodo Weber: E kam të vështirë të përgjigjem – është relativisht e paqartë për mua se çfarë nënkupton në të vërtetë Albin Kurti me “reciprocitet”. Fillimisht, me sa kam kuptuar, kjo kërkesë lidhej me heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia, të cilat janë pengesa kryesore për rifillimin e negociatave të Brukselit. Por tarifat nuk u vendosën në fund të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj praktikave ekzistuese të padrejta tregtare të Serbisë ndaj Kosovës, por. nga njëra anë, si reagim ndaj lobimit të suksesshëm të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe, nga ana tjetër, siç e kuptoj unë, edhe si një masë për të frenuar dialogun e udhëhequr nga Brukseli, i cili po lëvizte drejt shkëmbimit të territoreve – me mbështetjen e ndërmjetëses së atëhershme Mogherini dhe disa vendeve perëndimore.

Tani dialogun do ta udhëheqë pasardhësi i Mogherinit, Borrell. A do të jetë Kurti një bashkëbisedues i vështirë për BE-në?

Kurti si Kryeministër do të jetë një bashkëbisedues jo komod, – pjesërisht për shkak të pozicioneve të tij parimore demokratike e pjesërisht, sepse bindjet dhe programi i partisë së tij vazhdojnë të përmbajnë elemente dogmatike-ideologjike.

Kurti dhe partia e tij i mëshojnë vazhdimisht përkatësisë kombëtare shqiptare. Në të kaluarën madje ata refuzonin simbolet shtetërore të Kosovës. Nga ana tjetër ata janë për një dialog të drejtpërdejtë me serbët e Kosovës. A do të jetë e mundshme kjo?

Kurti ka konfirmuar në deklarata të ndryshme se Vetëvendosja është vazhdimisht partia që ka insistuar për dialog me komunitetin serb në Kosovë. Nuk dihet se si mund të realizohet kjo kur Kurti dhe Vetëvendosja insistojnë në pikëpamjen e tyre dogmatike vetëm për të negociuar ose komunikuar direkt me serbët e Kosovës, pa Beogradin. Realiteti i trishtë është se serbët e Kosovës aktualisht nuk përbëjnë  një faktor më vete. Shkak për këtë janë edhe pasojat e paqëllimta të dialogut politik, që ka lejuar që në 10 komunitetet me shumicë serbe në Kosovë të ngrihet një regjim njëpartiak i varur nga patronazhi dhe ndërhyrja e aparatit partiako-shtetëror të kontrolluar nga Beogradi  dhe i lidhur me krimin. Serbët e Kosovës do të jenë një faktor më vete, vetëm  kur të nënshkruhet një marrëveshje me Serbin, që garanton integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në shtetin e Kosovës, si edhe mospërzierjen politiko-institucionale të Serbisë në shtetin dhe politikën e Kosovës. Pra, besoj se qeveria e re do të përdorë një retorikë të re dhe më të përparuar në marrëdhëniet me komunitetet serbe, por nuk pres të ketë shumë sukses jashtë kuadrit të dialogut të udhëhequr nga Brukseli.

Kurti dëshiron të luftojë korrupsionin, por a është e mundur kjo në një koalicion  me LDK-në, një parti që në Kosovë nuk lidhet domosdoshmërisht me “duart e pastra”.

Sipas mendimit tim, kjo do të varet shumë më tepër nga idetë konkrete dhe realizimi i Vetting-ut të paralajmëruar në gjyqësor dhe polici, pasi idetë që vijnë nga ana e Vetëvendosjes dhe qeverisë së re ende më duken shumë të paqarta dhe idealiste. Do të varet edhe nga ajo, se në çfarë mase qeveria e re është e gatshme të pranojë ndihmë ndërkombëtare sidomos nga specialistët perëndimorë. Në të njëjtën kohë, roli i ish-kandidates së LDK-së, kryetares së re të Parlamentit dhe juristes së shquar, Vjosa Osmani, do të ketë një rëndësi të madhe në këto procese.

Kurti është një lider parimor. A do t’u qëndrojë ai besnik parimeve të tij apo do të dorëzohet përballë arsyes shtetërore? Në rast se po, cilat janë kompromiset që duhet të bëjë?

Një zbutje e qëndrimeve  dogmatike të tij është regjistruar që prej ditës së zgjedhjeve, ngjashëm me atë gjatë negociatave të koalicionit në vitin 2014, por ai nuk ka pse të heqë dorë nga qëndrimet e tij idealiste, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Një tërheqje të pjesshme nga qëndrimet dogmatike e përjetuam në zgjedhjen e qeverisë, të hënën. Përkundër njoftimit të parë  të kryeministrit Kurti që Srpska Lista (SL) nuk do të merrte pjesë në qeveri me ministra, qeveria e re përfshin dy ministra nga kjo  parti, të cilët janë miratuar nga shumica e deputetëve të SL-së, edhe pse SL nuk është bashkuar zyrtarisht me qeverinë dhe nuk ka votuar për qeverinë. Mbetet të shihet se çfarë domethënie kanë këto dhe kompromise të tjera të pashmangshme në të ardhshmen për punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të vetëvendosjes./DW

Tags: Albin Kurtigjermanikosovekryeministervështirë

TË LIDHURA

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

22:31 | 15/06/2026
Aktualitet

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026
Aktualitet

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026
Next Post

Transportonte 4 emigrantë ilegal drejt Tiranës, pranga 44-vjeçarit nga Korça

Policia aksion me radar kundër “pilotëve”, mesazhi i  rrugores (VIDEO)

VIDEO/ Pamjet 3D të rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com