Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

OFL zbarkon në Durrës, kush janë 3 shënjestrat e radhës

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
OFL zbarkon në Durrës, kush janë 3 shënjestrat e radhës

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Durrës.

Në njoftimin e OFL thuhet se brenda 48 orëve tre subjekte, që rezultojnë persona me precedentë penalë, duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Dashamir Gjoka, i dënuar për “Trafik i qenieve njerëzore”, si dhe Emiljano Hajri dhe kushëriri i tij Edlir Hajri.

NJOFTIMI I OFL-SË: “Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

-Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

-Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.

Tags: durresoflOperacioni Forca e Ligjitshenjestra

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
Fotografia që habiti Londrën dhe u bë pjesë e konkursit prestigjioz (FOTO)

Fotografia që habiti Londrën dhe u bë pjesë e konkursit prestigjioz (FOTO)

Këto janë 10 vitet që i dhanë formë botës moderne që njohim sot (FOTO)

Këto janë 10 vitet që i dhanë formë botës moderne që njohim sot (FOTO)

Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë: Shpirti im është vrarë aq shumë

Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë: Shpirti im është vrarë aq shumë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com