Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Treshja jonë politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Treshja jonë politike

Nga: Rexhep Qosja

Duke dëgjuar e duke shikuar se çka po bëhet, çka po shkruhet e çka po deklarohet për Qeverinë e Kosovës, të pa krijuar as pas gati katër muajve prej zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor 2019, m’u kujtua Treshja e Madhe Antifashiste e përbërë prej përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Rusveltit, prej përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik, Josif Visarionoviç Xhugashvilli – Stalinit dhe prej përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, Uinston Çerçilit.

Ata të tre, të mëdhenj në vendet e tyre e të mëdhenj në përmasën botërore, lehtë e shpejtë, krijuan Koalicionin Antifashist dhe pa munduar njëri-tjetrin dhe popujt e tyre, me po e jo, jo këtë javë po javën tjetër, si thonë studiuesit e tyre, mbajtën mbledhjet e quajtura konferenca:

-të Parën, në Teheran, në vitin 1943 në të cilën u morën vesh për krijimin e Frontit të dytë në Evropë;

-të Dytën, në Jaltë, në të cilën u morën vesh për krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën tri Fuqitë e Mëdha do të kishin të drejtë të Vetos, dhe;

-të Tretën, në Potsdam, në të cilën u morëm vesh: që të krijojnë Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Fuqive të Mëdha, që Gjermania të paguajë dëmet e Luftës Botërore, që të bëjnë ndryshime në kufirin Poloni-Gjermani dhe që të kapitullojë pa kushte Japonia, e cila edhe kapitulloi mbas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë e në Nagasaki dhe pas hyrjes së Bashkimit Sovjetik në luftë kundër saj.

Domethënë: Tri Fuqitë e Mëdha, që po vendosnin për fatin, për ardhmërinë e popujve e të shteteve, për fatin e miliarda njerëzve në planetin e Tokës, po merreshin vesh, sy më sy, thuhet në një varg librash të shkruara për ta, për Luftën e Dytë Botërore, ndërkaq Dyshja jonë partiake, në të vërtetë Treshja jonë, kurrsesi nuk po mund të merret vesh as të krijojë koalicionin e as të krijojë Qeverinë!

E quajta Treshe Dyshen tonë, sepse aktorët e saj të tretë, të përfaqësuar prej disa zëdhënësve të dukshëm e të padukshëm, që maskohen e çmaskohen, që luajnë lojëra politike kur pas e kur para perdes, herë shihen e herë s’shihen kur e si i luajnë ato lojëra. Dhe, i luajnë ato lojëra me Përfaqësuesin e dytë të Treshes sonë – LDK-në, kuptohet kundër Përfaqësuesit të parë – Vetëvendosjes!

Sa të paarsyeshme janë të dhënat me të cilat Përfaqësuesja e dytë e Treshes sonë e kushtëzon krijimin e Qeverisë! Edhe pse parti e dytë, ajo do të donte të jetë parti e parë në Qeveri: ajo kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kuvendit, edhe postin e kryetarit të Kosovës! Dhe, natyrisht aq ministri sa edhe partia e parë! Sa Treshja e parë – Vetëvendosja!

Ajo nuk flet për qeveri të njësuar, por për partneritet të fortë me partinë e parë – Vetëvendosjen. Ajo do qeveri të partneritetit, qeveri të ekuilibruar, si thonë zëdhënësit e saj, sepse do Qeveri më shumë të interesave të saj se të interesave të Kosovës!

E kuptueshme!

Vetëvendosja është parti e veçantë në Kosovë sot: është e veçantë me përbërjen e saj; e veçantë me programin e saj; e veçantë me politikën e saj dhe e veçantë me qëllimet që dëshiron të sendërtojë Qeveria e kryesuar prej saj në Kosovën e hallakatur, të hallakatur në pikëpamje organizuese, në pikëpamje ekonomike, në pikëpamje financiare, në pikëpamje arsimore, në pikëpamje kulturore, në pikëpamje gjykatore, në pikëpamje etike e në pikëpamje të tjera!

Qeveria e Vetëvendosjes si po thonë, si po deklarojnë, si po shpresojnë shumica e qytetarëve, do ta shërojë Kosovën nga zhvatësit e pasurive shoqërore e shtetërore të saj, nga multimilionerët e milionerët politikë të Kosovës, nga të korruptuarit e nivelit të lartë të Kosovës, nga nepotistët e Kosovës e nga eksploatuesit e tjerë të lartë të saj, do ta shërojë Kosovën nga zyrtarët e quajtur të papërgjegjshëm, dëmtues, cenues e shkelës të Kushtetutës e të ligjeve që rregullojnë funksionimin e shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat e jetës.

Kësaj i frikësohen Përfaqësuesi i dytë dhe Aktorët e tretë të Treshes së Kosovës, prandaj qe gati katër muaj po e luajnë lojën e maskuar dhe të çmaskuar për ta qitur prej Lojës politike në qoftë se nuk do të mund ta mbisundojnë Përfaqësuesin e parë – Vetëvendosjen, së cilës qytetarët ia kanë dhënë votën për ndryshimet që do të përmirësonin gjendjen e tyre, fatin shtetëror, politik, shoqëror, ekonomik e juridik të tyre e të Kosovës, në të vërtetë të ardhmen e tyre e të saj.

Janë disa pesimista që mendojnë: se mos sot nesër do të kenë sukses përfaqësuesit e Treshes së Dytë dhe të Tretë dhe do ta nxjerrin Vetëvendosjen prej qeverisjes, që në duart e tyre nuk zbatohet si qeverisje demokratike, por si pushtet autokratik.

I përjeton e i pëson Kosova pasojat e kësaj Mosmarrëveshjeje disamujore të Treshes sonë partiake e politike, që janë: pasoja të politikës së saj të brendshme, pasoja të politikës së saj të jashtme, pasoja të prestigjit të saj si shtet i lirë e i pavarur, pasoja të ekonomisë së saj, pasoja të përgjithshme, që e dëshmojnë papjekurinë tonë politike e shtetërore, pasoja që e shpërfytyrojnë në çdo aspekt shtetësinë e saj!

Por, për këto pasoja po dëshmojnë me sjellje se nuk duan të lodhen shumë, sado për to flasin me patos e retorikë si patriotë e si padronë të jetës sonë, Përfaqësuesit e Treshes sonë: milionerët politikë të firmave e kompanive, të shumëkatësheve e vilave, të lagjeve e fshatrave, të tokave e parcelave, në Kosovë e në Shqipëri, të vilave bjeshkore e detare e të pronave të tjera e kush krejt mund ta dijë se ku janë, si duken e si përdoren! Deri kur?!

Fatkeqësia shqiptare, e përsëritur shpesh gjatë historisë, e quajtur mosmarrëveshje e pushtetarëve dhe adhuruesve të pushtetit, po përsëritet edhe tani dhe po përsëritet në një mënyrë të re: tragjikomike.

Uroj të marrë fund të hënën me 3.2.2020 kjo fatkeqësi politike aq shpesh e përsëritur në historinë kombëtare shqiptare dhe Vetëvendosja e LDK-ja, megjithëse parti me jetëshkrime e koncepte politike shumë të ndryshme, kur e ku thellësisht të papajtueshme, të bashkohen në qeverinë e shumëpritur të Kosovës për të mirën e popullit të saj dhe të gjithë popullit shqiptar.

Tags: kosoverexhep qosjaSHBA

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Kina “gjunjëzohet” para koronavirusit, i kërkon ndihmë Bashkimit Evropian

Kina “gjunjëzohet” para koronavirusit, i kërkon ndihmë Bashkimit Evropian

Vidhet një pulë në Laç, policia e çon çështjen në Prokurori

Vidhet një pulë në Laç, policia e çon çështjen në Prokurori

Kërcënohet me jetë Izet Haxhia

Kërcënohet me jetë Izet Haxhia







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com