Në një takim të përbashkët për Reformën në Drejtësi, bashkë me ministren Gjonaj dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Soreca ka thënë se ky do të jetë një vit kritik për Reformën në Drejtësi.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka deklaruar se BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“BE e ka mbështetur Reformën që prej ditës së parë. Ka qenë angazhimi më i madh si politikë dhe financiar të shtyrë nga besimi se është rruga e vetme për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, stabile dhe të gatshme prej BE. Kemi dhënë 34 milion euro për Reformën në Drejtësi, një mbështetje financiare e paprecedentë. Këto vite kanë qenë vite intensive që kanë kërkuar nerva prej çeliku. Është e vështirë mos shohësh dot çfarë ka arritur Shqipëria. Janë ndryshuar më shumë se 70 tekste ligjore, pa përfshirë ndryshimet kushtetuese, Vettingu apo dhe krijimi i organeve të reja.
Çdo hap që ju do të bëni, do të shkruani historinë e Shqipërisë dhe pse nuk do të jeni në krye të institucioneve. Përtej festimit të sukseseve, ju bëjmë thirrje që të vazhdoni me vendosmëri. 2020 do të jetë një vend kritik për të mëshiruar arritjet e 2019.
Për tu siguruar që Reforma është e suksesshme, sistemi duhet të zëvendësojë gjyqtarët që nuk e kanë të mundur të punojnë në sistemin e drejtësisë”.