10- Italia. Konsumi mesatar për frymë: 51.7 kg. Kjo shifër është e kuptueshme, pasi picat janë specialiteti i tyre.
9- Rusia. Konsumi mesatar për frymë: 54.9 kg. Klima e ftohtë që ka vendi, imponon një dietë plot brumëra.
8- Belgjika. Konsumi mesatar për frymë: 55.3 kg. Gatimi kombëtar i belgëve është “waffles”, një lloj keku i ëmbël.
7- Gjermania. Konsumi mesatar për frymë: 55.8 kg. Ky vend është i famshëm për llojet e ndryshme të bukëve, mbi 300 të tilla.
6- Franca. Konsumi mesatar për frymë: 57.1 kg. Buka tipike quhet “baguette”. Makron e ka propozuar si trashëgimi botërore të mbrojtur nga UNESCO.
5- Holanda. Konsumi mesatar për frymë: 62.1 kg. Shquhet për prodhimin e grurit cilësor, dhe bukëve të ëmbla.
4- Greqia. Konsumi mesatar për frymë: 68.1 kg. Pavarësisht kuzhinës mesdhetare, grekët janë goxha të fiksuar pas brumërave.
3- Ukraina. Konsumi mesatar për frymë: 88.9 kg. Është ndër vendet kryesore të prodhimit të grurit në botë.
2- Bullgaria. Konsumi mesatar për frymë: 95.3 kg. Në vendin më të varfër të BE-së, buka është kryesore në tryezën e bullgarëve.
1- Turqia. Konsumi mesatar për frymë: 104.3 kg. Sërish varfëria historike e shumicës, detyron turqit të mbushin barkun kryesisht me bukë.
TIRANA TODAY