Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Ai do të përgjigjet para gjykatës për posedimin e 4 kilogramëve marijuanë, ngjarje e cila ka ndodhur në datën 11 shkurt të vitit 2019. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj Shahinit masën e arrestit shtëpiak.
Ai u prangos nga forcat policore italiane, në momentin që ishte mysafir i një vajze rumune. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një shtetas rumun, Marius Florentin Silaghi.