Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Sipas të dhënave paraprake një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka humbur jetën.