Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ndërron jetë një person


               Publikuar në : 15:51 - 29/01/20 M D

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Sipas të dhënave paraprake një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka humbur jetën.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT