Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pazaret e malazezëve, kriza e bukës dhe qëndresa e qytetarëve shkodranë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pazaret e malazezëve, kriza e bukës dhe qëndresa e qytetarëve shkodranë

Fillimet e shekullit 20-të u karakterizuan nga kryengritjet e shqiptarëve në të gjitha territoret e saj. Pa dyshim ndër më të njohurat janë ato të Veriut të Shqipërisë. Pikërisht më 1910 Shefqet Turgut Pasha shkon në Shkodër për të zbutur kryengritjet e Malësisë. Ishte koha e luftimeve të ashpra mes dukagjinasve dhe ushtrisë turke. Me në krye Dedë Gjo Lulin dhe Mehmet Shpendin do ngrihej flamuri në Bratile, në majë të Deçiqit. Kryengritja e vitit 1911 tronditi pushtimin Osman dhe në shtator të vitit 1912 do të plasë lufta ballkanike.

Në tetor të vitit 1912 Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë dhe trupat e tij kaluan kufirin mes dy shteteve. Trupat malazeze mësynë Shkodrën. Gjendja ishte tejet alarmante. Shqipëria ishte në prag të copëtimit të saj. Në këtë periudhë akute për kufijtë e Shqipërisë,10 mijë vullnetarë të Shqipërisë së mesme, të prirë nga gjenerali Esat Pashë Toptani hynë në qytet. Populli shkodran përballoi për 7 muaj rrethimin e ushtrisë së Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët në luftën ballkanike që kishin nisur donin të aneksonin qytetin ndaj futën në burgje një grusht të madh patriotësh. Mbi kryeqendrën e Veriut u hodhën 36 mijë gjyle por Shkodra rezistonte…

Ishte koha kur Turqia ishte tronditur nga problemet e brendshme dhe fuqitë ballkanike, të ndihmuara nga diplomacia ruse vendosën të pushtojnë sa më shumë territore, me idenë që Konferenca e Ambasadorëve, që pritej në dhjetor të vendoste shtrirjen e kufijve të tyre në të gjithë tokat që kishte nën kontroll. Knjaz Nikolla, princ i Malit të Zi ishte vendosur në krye të trupave për t’i dhënë zemër ushtrisë. Në këtë kohë ministri turk i Luftës urdhëronte Hasan Riza Pashën që komandonte forcat turke në qytet që lufta kishte mbaruar dhe ai duhet të dorëzonte Shkodrën tek malazezët.

Përgjigjja e komandantit të qytetit erdhi më 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithë popullatës se ishin kundër dorëzimit dhe insistonin që qyteti të vazhdonte të mbrohej. Kryetari i Bashkisë Shkodër,  Gjylbegu, i lutej sulmuesve të mos sulmonin spitalet, qendrat e fëmijëve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendrën, ku ishin vendosur gazetarët e huaj. Gjithashtu të lejonin hyrjen në qytet të ilaçeve dhe ushqimeve për diplomatët dhe për 13 gazetarët e huaj. Po ato ditë ai mori mesazhin që Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte njohur nga Fuqitë e Mëdha dhe Shkodra mund të mbrohej me flamurin shqiptar. Kjo do të ndihmonte që malësorët të organizoheshin më mirë dhe të ndihmonin në ruajtjen e territoreve shqiptare.

Çështja e Shkodrës u bë e njohur në gjithë Evropën për shkak të gazetarëve që ishin dislokuar në Shkodër dhe interesit që shteti i ri shqiptar kishte në qarqet evropiane. Hasan Riza Pasha mori një mesazh direkt nga Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, që e sqaronte se rezistenca në Shkodër ishte jetike për të ardhmen e qytetit dhe e ftonte ta mbronte nën flamurin shqiptar. Qytetin e mbuloi zia dhe predhat binin kudo. Të gjithë nuk besonin që qyteti mund të rezistonte derisa të vinin forca për ta mbrojtur nga e gjithë Shqipëria. Por qyteti rezistoi.  Edhe pse ushqimet me gjithë racionimin e bukës nuk gjendeshin më. Pjesa më e madhe e qytetit ishte kthyer në gërmadhë.

Pikërisht në këtë moment kaq drastik hyn në lojë Esat Pashë Toptani. Ministri i jashtëm i Malit të Zi dhe princi Danilo bisedoi me Esat Pashë Toptanin dhe u arrit në një marrëveshje, që qyteti të dorëzohej. Shkodra u dorëzua në orën 3 të mëngjesit më 23 prill 1913.

Konferenca e Ambasadorëve kishte bërë plane që Shkodra t’i kalonte malazezëve. Por në momentin më vendimtar Austro-Hungaria dhe Italia u kujtuan që ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Me ndihmën e Anglisë ata vendosën që qyteti t’i mbetej Shqipërisë. Edhe Cari i Rusisë nuk mund të ndërhynte ndaj këtij ultimatumi. Trupat serbe u tërhoqën ndërkohë që malazezët jo . U deshëm përsëri ndërhyrja e britanikëve dhe e qeverisë së re shqiptare që Shkodra të kthehej përsëri e lirë.

Tags: malazezëtShkodra

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Cilat janë qarqet me numrin më të lartë të aborteve në Shqipëri

Cilat janë qarqet me numrin më të lartë të aborteve në Shqipëri

Ngjarje e rëndë në Kroaci, helikopteri ushtarak rrëzohet në det

Ngjarje e rëndë në Kroaci, helikopteri ushtarak rrëzohet në det

Ndërroi jetë 5 ditë pas martese, ja çfarë zbuloi autopsia për 19-vjeçaren

Ndërroi jetë 5 ditë pas martese, ja çfarë zbuloi autopsia për 19-vjeçaren

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com