Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kina betejë kundër koronavirusit, fillon puna për zhvillimin e vaksinës

6 vjet ago
in Aktualitet, Bota, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kina betejë kundër koronavirusit, fillon puna për zhvillimin e vaksinës

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive (CDC) në Kinë ka filluar të zhvillojë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri të përhapur me shpejtësi në vend.

Siç raporton gazeta “South China Morning Post”, eksperti i virologjisë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar.

Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenike të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë e cila është shfaqur për shkak të koronavirusit të ri.

Numri i viktimave nga përhapja e koronavirusit të ri (2019-nCoV) në qytetin Wuhan të Kinës është rritur në 56 ndërsa janë prekur mbi 1.975 të tjerë nga të cilët 324 në gjendje të rëndë.

Ndërkohë numri i personave nën vëzhgim që kanë kontaktuar me të infektuarit është 21.556 ndërsa 49 të infektuar janë liruar nga spitali pasi janë shëruar.

 

Ndërpriten udhëtimet e linjave të autobusëve ndërqytetës në Tianjin

Në kuadër të masave të marra për të parandaluar përhapjen e epidemisë, dje u ndërprenë përkohësisht udhëtimet e linjave të gjata me autobus që sigurojnë transportin ndërqytetas nga Pekini në qytetet e tjera.

Ndërsa sot u njoftua se që nga dita e nesërme do të ndërpriten udhëtimet me autobus të linjave të gjata nga Tianjin që është qyteti fqinj me Pekinin drejt rajoneve të tjera.

 

“Izolohet” edhe një qytet tjetër në rajonin Guangdong

Pas qytetit Wuhan në rajonin Hubei në Kinë janë “izoluar shumë qytete” ku si pasojë është ndërprerë edhe trasporti publik. Duke filluar nga dita e sotme bëhet e ditur se do të izolohet edhe Shantou, qytet me rreth 5.6 milionë banorë që ndodhet në rajonin Guandong.

Autoritetet lokale në Shantou njoftuan se krahas transportit publik që nga sot do të ndalohet edhe funksionimi i taksive që ofrojnë shërbim nga stacionet qendrore ose nëpërmjet internetit.

Ndalesa në fjalë do të fillojë në orën 14:00 sipas kohës lokale dhe bashkë me këtë që nga dita e nesërme do të ndalohet hyrja e automjeteve dhe anijeve në qytet përveç automjeteve private dhe atyre që transportojnë produkte të caktuara.

 

Për shkak të përhapjes së virusit në një kohë të shkurtër nga qyteti Wuhan në rajonin Hubei drejt qyteteve dhe rajoneve të tjera, u ndalua transporti publik kryesisht në Wuhan dhe në 13 qytete të tjera të mëdha dhe të vogla.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) u shfaq për herë të parë në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të NCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.//AA

Tags: kinakoronavirusvaksine

TË LIDHURA

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi
Aktualitet

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë
Bota

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Next Post
Aksidenti tragjik i Kobe Bryant, në helikopter ndodheshin 9 persona

Aksidenti tragjik i Kobe Bryant, në helikopter ndodheshin 9 persona

Mësohet identiteti i 9 viktimave që ndodheshin në helikopterin e Kobe Bryant

Mësohet identiteti i 9 viktimave që ndodheshin në helikopterin e Kobe Bryant

Avioni iranian rrëshqet jashtë piste dhe futet në rrugën e makinave (FOTO)

Avioni iranian rrëshqet jashtë piste dhe futet në rrugën e makinave (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com