Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dy muaj pas tërmetit/ Basha: Nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dy muaj pas tërmetit/ Basha: Nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz

Sot bëhen fiks dy muaj që kur tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit tronditi Shqipërinë dhe i mori jetën 51 personave.

Lidhur me këtë ditë, ka reaguar së fundmi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Ai shkruan se “dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë”.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook: “Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë.

Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.

Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.

Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.

Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.

Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.

Ende banorët pyesin se çfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.

Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.

Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.

Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera çdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.

Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.

Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.

Çdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar”.

Tags: bashahetimSerioztermet

TË LIDHURA

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri
Politikë

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

18:28 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë
Aktualitet

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Next Post
Dy muaj pas tërmetit, ekspertizë e thelluar për godinat e dëmtuara

Dy muaj pas tërmetit, ekspertizë e thelluar për godinat e dëmtuara

Identifikohet shqiptari që u ekzekutua në Itali

Identifikohet shqiptari që u ekzekutua në Itali

“Jemi të rrezikuar”, 10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë

“Jemi të rrezikuar”, 10 mësues shqiptarë në Kinë kërkojnë ndihmë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri
Politikë

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

by mirseda
18:28 | 18/02/2026
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar nga Berati se PD duhet të fitojë të ardhmen dhe...

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

17:48 | 18/02/2026
“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

17:23 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com