Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotmen në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit.
Dy automjete një tip “Benz” dhe një “Ford” janë përplasur me njëri -tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësi Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd.
Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pishkash, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.